Vrau 5 të moshuar në spitalin e Lekos, infermierja vrasëse, shpejt e lirë

Sonya Caleffi do të dalë nga burgu në shtëator. U dënua me 20 vjet burg, por për sjellje të mirë dhe duke përfituar nga falja, bëri vetëm 14.

Sonya Caleffi, ish infermierja e spitalit Manzoni të Lekos u dënua me 20 vjet burg me akuzën e vrasjes së pesë të moshuarve duke i injektuar oksigjen në venat e tyre, shpejt do jetë e lirë.

Falja e 2006-s dhe sjellja e mirë bënë që infermjerja vrasëse të mund të lërë burgun këtë shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gruaja, e cila u arrestua në 2004n, tentoi të vriste dy të moshuar të tjerë që u shpëtuan në momentet e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Detyrimin e saj ndaj drejtësisë duhet ta shlyente në fund të 2024s, por pas 14 vjetësh do të jetë e lirë.

Llogaritë janë bërë: tre vite ulen nga falja dhe një vit nga sjellja e mirë çdo katër vjet”, ka shpjeguar ish avokati i saj Claudio Rea, për të përditshmen ‘Il Giorno’.

Gruaja në të vërtetë e ka lënë burgun disa herë, falë ditëve me leje që parashikon ligji.

Në procesin e apelit në ngarkim të saj, prokurori Piero De Petris kishte kërkuar burgim të përjetshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?