Vrau me thikë një dhe plagosi 7 të tjerë në qendër të Birminghamit, arrestohet agresori

I dyshuari për vrasjen me thikë të një të riu dhe plagosjen e 7 të tjerëve natën midis të shtunës dhe të dielës në qendër të Birminghamit,  është arrestuar.

Lajmi u konfirmua nga Steve Graham, kryeinspektor i policisë lokale, duke deklaruar se arrestimi i një 27-vjeçari u bë në 4 të mëngjesit dhe se ftesa për të gjithë dëshmitarët që të paraqiten për të konfirmuar njohjen e sulmuesit mbetet e vlefshme.

Të dielën në mbrëmje, Policia e West Midlands kishte lëshuar një video me imazhet e të kërkuarit. Ai akuzohet për vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjarja ndodhi në katër episode. Një goditje e parë me thikë u raportua pak pas mesnatës në zonën e Snow Hill, e ndjekur nga një përplasje midis dy grupeve të të rinjve në Qendrën Arcadian (një zonë që përfshin klubet e natës, restorantet dhe pub-et) dhe sulme të tjera midis “Livery Street, Irving Street dhe Hurst Street”, në qendër të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?