Vret gruan dhe gjithë familjen e saj, shkak bëhet kërkesa për divorc
Një ngjarje e rëndë tronditi Florida-n, ku një 25-vjeçar vrau gruan e tij në dhjetor të 2017-s e më pas është shtirur si ajo për të fshehur krimin. Më vonë, ai vrau edhe prindërit dhe vëllain e gruas së tij.
Sipas “Tampa Bay Times”, viktima Jamie Ivancic, 21 vjeçe, foli për herë të fundit në telefon me të motrën, Karma Stewart, në 25 janar 2018. Gjatë videotelefonatës, Stewart tregon se Ivancic i tha se po planifikonte të merrte fëmijët e të linte bashkëshortin, Shelby Svensen, tashmë 25 vjeç.
Pas asaj telefonate, Stewart nuk foli më kurrë drejtpërsëdrejti me të motrën. Herë pas here, ajo dhe familja e saj, merrnin mesazhe nga numri i Ivancic. Ndonjëherë i dërgonte dhe foto të fëmijëve.
Kur familja e Ivancic përpiqej të fliste me të në telefon, burri i saj u thoshte të telefonin sërish më vonë, sepse ishte e zënë. Policia nuk e di për sa gjatë i ka mashtruar njerëzit Svensen, por ajo telefonatë e Ivancic me të motrën ka qenë më shumë mundësi e fundit për viktimën.
Thuajse një vit pas asaj telefonate të fundit, më 1 janar 2019, tre prej familjarëve të Ivancic u gjendën të vdekur në shtëpinë e tyre: nëna, babai dhe vëllai i saj. Svensen ishte i dyshuar vetëm në këto vrasje.
Më 3 janar, ai u kap në makinën e gruas së tij dhe u arrestua në bazë të dyshimeve. Gjatë marrjes në pyetje, ai zbuloi se kishte vrarë familjen në fjalë, si dhe gruan e tij. Më 8 janar, hetuesit njoftuan se Svensen është akuzuar për vrasjen e Ivancic, trupi i të cilës u gjet në një prej shtëpive ku kishte banuar më parë çifti.
Svensen po mbahet në burg për 4 vrasje të gradës së parë. Nuk dihen ende motivet e vrasjeve.
KOHA JONË SONDAZH

