Vritet krahu i djathtë i al-Bagdadit, ISIS i pret kokën dy grave

 

Një prej komandantëve kryesorë ushtarakë të Shtetit Islamik, çeçeni Abu Ibrahim al-Shishani, është vrarë gjatë një operacioni të udhëhequr nga forcat irakiane në provincën e Salaheddin, në Irak. Gjatë operacionit ushtria ka konfiksuar edhe një bulldozer që i përkiste milicëve të Shtetit Islamik, si dhe shkatërroi një fabrikë eksplozivësh.

Al-Shishani konsiderohej si një prej krerëve ushtarakë kryesorë të numrit një të ISIS-it, Abu Bakr al Baghdadi, dhe ishte ngarkuar nga vetë kalifi i vetëshpallur që të shtinte në dorë fushat e rëndësishme naftëmbajtëse që përr thuajse një vit i kanë mundësuar terroristëve që të nxjerrin në tregun e zi mijëra fuçi me naftë. Ndodhi nën “regjinë” e tij sulmi në super-rafinerinë në Baiji, më e madhja në Irak, që u çlirua të hënën nga milicitë e mobilizimit popullor shiit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë sot, për herë të parë, xhihadistët e ISIS  i kanë prerë kokën dy grave në Siri. Lajmi është konfirmuar nga Osdh, observatori sirian i të drejtave të njeriut. Akuza e ISIS qe ajo e “magjisë së zezë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?