FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vr*sja e Ilariana  Sulës në Romë: Nëna e autorit gati të bashkëpunojë me drejtësinë

Në Gjykatën e Tretë të Krimeve të Rënda në Romë ka nisur procesi gjyqësor ndaj Mark Samson, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës së tij, Ilaria Sula, studente shqiptare e cila u vra në mars 2025 në apartamentin e Samson. Trupi i saj u fut në një valixhe dhe u hodh në një zonë pyjore në periferi të kryeqytetit italian.

Prokurorët e Romës, të koordinuar nga zëvendësprokurori Giuseppe Cascini, kanë ngritur akuzat per: Vrasje me dashje dhe paramendim, motiv i kotë dhe marrëdhënie emocionale me viktimën dhe fshehje e kufomës.

Bazuar në provat e mbledhura, është kërkuar dhe miratuar gjykim i menjëhershëm për të pandehurin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e parë ishin të pranishëm i pandehuri Mark Samson dhe familjarët dhe miqtë e Ilarianes, të cilët mbanin një foto të saj dhe mesazhin “Drejtësi për Ilirianën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas LaPresse, avokati i familjes së viktimës, Giuseppe Sforza, ka deklaruar se pozicioni i nënës së Mark Samson po finalizohet. Ajo akuzohet për:Bashkëpunim në fshehjen e trupit dhe pastrimin e gjakut nga vendi i krimit.

Asaj i është ofruar një marrëveshje prej dy vitesh burg në këmbim të pranimit të fajësisë.

“Familja e Ilarias po e përjeton këtë moment me shumë tension dhe trishtim,” tha avokati Sforza. “Ata kërkojnë drejtësi, por janë të vetëdijshëm se asnjë vendim gjykate nuk mund të zbusë dhimbjen që do t’i shoqërojë gjithmonë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?