Vuçiç mund të shpall Kosovën si ”territor të pushtu@r”?
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mund ta shpallë Kosovën një territor të pushtuar dhe kjo në një deklaratë për mediat që është njohur që do të mbahet nesër (e premte 13 shtator).
Mediat si Danas, Pravda, versioni ballkanik i Russia Today dhe media të tjera serbe, duke cituar burime pranë lidershipit shtetëror theksojnë se ky opsion është mes atyre që po shqyrtohen nga Vuçiç.
“Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.