Vuçiç-Osmani akuza për destabilizimin. Palët ende larg arritjes së një marrëveshje finale

Presidenti serb Vuçiç dhe homologia kosovare Vjosa Osmani shkëmbyen akuza ndaj njëri-tjetrit në distancë në panelet e diskutimeve në Pragë. Vuçiç kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, mbrojtjen e serbëve në Kosovë.

Presidentja Vjosa Osmani akuzoi palën serbe që nuk i ka zbatuar deri tani marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën nën ndërmjetësimin e BE-së.

Ndërkaq i dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë qe të bëjnë veprime të pakoordinuara e të ngutshme.

 

SHKARKO APP