Vuçiç përballet me protestat më të mëdha, policët po plagosen

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore.

Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit. Protesta u mbajtën në disa qytete të tjera, Novi Sad, Nish, Kragujevac dhe Valjevo. Gaz lotsjellës u përdor edhe në Nish. Nuk kishte shifra zyrtare se sa njerëz u plagosën.

Vala e protestave në të gjithë Serbinë, vjen si pasojë e vdekjes së 16 personave kur një çati në një stacion hekurudhor të rinovuar në Novi Sad u shemb. Protestat kanë tronditur Presidentin Aleksandar Vuçiç dhe partinë e tij SNS. Protestat kanë qenë kryesisht paqësore deri të mërkurën në mbrëmje, kur 27 oficerë policie dhe rreth 80 civilë u plagosën në përleshje, dhe 47 persona u arrestuan.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Çdo mbrëmje ne vendosim 3,000 policë në të gjithë Serbinë, ata po rrihen dhe po plagosen”, tha Vuçiç për RTS TV më herët të premten. Ata kanë fajësuar korrupsionin për katastrofën e stacionit hekurudhor të Novi Sadit dhe po kërkojnë zgjedhje të parakohshme me shpresën për të rrëzuar Vuçiçin dhe partinë e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?