Vuçiq: Avionët nga Rusia? Që të mos përsëritet më ’99-ta

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë se Serbia nuk do të heqë dorë nga neutraliteti ushtarak dhe se fuqia e Serbisë nuk e ka ndryshuar politikën e saj.

“Unë nuk jam një nga ata që kur shkojnë në Moskë, thonë një gjë, por kur shkojnë në Uashington thonë një gjë tjetër. Në Moskë thonë se ne jemi në rrugën evropiane, në Uashington thonë se ne nuk do të vendosim sanksione në Federatën Ruse. Kjo është politika jonë”, ka thënë Vuçiç.

Vuçiq ka thënë se Serbia ka marrë MiG- 29 nga Rusia dhe i ka marrë “plotësisht lirë” dhe tani vetëm duhet paguar raketat (ajër – ajër dhe ajër tokë).

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveç kësaj, Vuçiç ka thënë se Serbia do të ketë “dhjetë avionë më të fuqishëm se MiG gjatë 14 viteve të ardhshme që do të jenë absolut të parat në rajon.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka thënë se Serbia ka blerë MiG për të mbrojtur “qytetet, fshatrat dhe urat”, por nuk e ka ndërmend të fillojë ndonjë luftë sulmuese apo ndonjë konflikt.

“Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur fëmijët tanë dhe për t’i garantuar atyre një të ardhme. Shumë koka serbe kanë humbur”, ka thënë kryeministri i Serbisë.

Ai shtoi se i kërkoi disa herë presidenti rus, Vladimir Putinit, MiG- 29, për shkak që të “kujdesemi për të ardhmen e Serbisë”.

“Njerëzit tani nuk do të kenë fatin e atyre që përjetuan vitin 1995 dhe 1999, nuk do të vuajnë më”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia ka mësuar nga gabimet e saj, por tani e pret një e ardhme më ndryshe dhe shumë më e mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?