Zaev do publikojë materialet për “Monstra” para 29 qershorit

 

Kanë mbetur edhe një javë afat për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev që të publikojë materialet e përgjimeve për rastin “Monstra”.

29 qershori është dita e fundit kur pritet finalizimi i marrëveshjes së 2 qershorit, e cila nënvizon qartë se ndërpritet publikimi i materialeve të përgjimeve nga ana e LSDM-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zaev në deklaratën e fundit gjatë javës së kaluar premtoi sërish se do të publikohet gjithçka për rastin “Monstra”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shumë shpejtë do t’i publikojmë bombat lidhur me rastin ‘Monstra’. Atë që e kemi premtuar para qytetareve, do ta publikojmë dhe s’ka nevojë për shqetësim”, u shpreh Zaev për emisionin “360 shkallë” të televizionit Alsat-M.

Tashmë kanë ngelur edhe shtatë ditë deri në këtë datë, por LSDM nuk ka paralajmëruar ndonjë konferencë gjatë kësaj jave për publikimin e materialeve të tjera përfshirë edhe rastin “Monstra” për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, për të cilën vepër me burg të përjetshëm u dënuan shtatë shqiptarë nga Shkupi. Rasti i dënimit u cilësua i montuar dhe janë organizuar dhjetëra protesta dhe reagime nga ana e familjarëve dhe lëvizjeve politike dhe joqeveritare.

Familjarët e të dënuarëve kanë apeluar përmes INA që Zaev këtë javë të publikojë materialet që disponon lidhur me rastin e tillë.

“Kërkojmë nga Zoran Zaev që menjëherë t’i publikojë materialet që disponon, në mënyrë që mos të sfidojë ndjenjat e familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve. Ne, si këshill dhe familjarë, patjetër do të reagojmë, në mënyrë të vendosur e pa kompromis, për lirimin e të burgosurve pas pranimit publik të pafajësisë së të burgosurve”, ka deklaruar për mediat Bedri Ajdari, përfaqësuesi i Këshillit të familjarëve për lirimin e të dënuarve të pafajshëm për rastin “Monstra”.

Kronologjia e rastit “Monstra”

21 prill 2012, ora 18:40: Cvetanco Acevski, Kire Trickovski, Alexander Nakjevski, Filip Slavkovski dhe Borce Stevkovski janë vrarë pranë liqenit Smilkovsko, me rreth 21 të shtëna automatiku dhe pistolete.

1 maj 2012: Policia arreston më shumë se 20 të dyshuar në operacionin e koduar “Monstra”. Shtatë persona akuzohen për vrasjet në liqenin Smilkovsko: Fejzi Aziri, Alil Demiri, Sami Luta, Rami Sejdi, Afrim Ismailovicq dhe Agim Ismailoviq.

7 maj 2012: Haki Haziri bëhet një dëshmitar i mbrojtur dhe më pas me kërkesën e tij, jep dorëheqjen nga ky status, pasi edhe ai u akuzua për vrasjet.

Shtator 2012: Prokurorët propozojnë një dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e koduar ‘E1’.

Dhjetor 2012: Fillon gjyqi. Demiri dhe Ismailoviq janë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar ata në Maqedoni.

30 qershor 2014: Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për mungesë provash, një i pandehur tjetër lirohet.

Korrik 2014: Protesta në Shkup; policë dhe protestues lëndohen në përplasjet teksa oficerët përpiqen të shpërndajnë protestuesit. Njëzet persona arrestohen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?