Zbulimi hedh poshtë mjekimin/Vitamina C dhe zinku nuk ndihmojnë pacientët me Covid-19
Një studim i ri i kryer së fundi nga një ekip i klinikës ”Cleveland”, ka dalë në përfundimin se vitamina C dhe zinku nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar pacientët e prekur nga Covid-19. Kërkimi i tyre është studimi i parë i madh i rastësishëm për suplementet shtesë, të dhëna nën mbikëqyrjen mjekësore, dhe zbuloi që edhe doza të larta nuk kishin asnjë efekt për të ndihmuar pacientët të shëroheshin nga Covid-19.
Ekipi caktoi rastësisht 214 pacientë për të marrë doza të ndryshme të acidit askorbik, të njohur zakonisht si vitamina C dhe zink, midis prillit dhe tetorit të vitit të kaluar.
”Në këtë provë klinike të rastësishme të pacientëve ambulatorë të diagnostikuar me infeksionin SARS-CoV-2, trajtimi me glukonat zinku me doza të larta, acid askorbik ose një kombinim i dy shtesave nuk e uli ndjeshëm kohëzgjatjen e simptomave krahasuar me standardin e kujdesit. Shumica e konsumatorëve të acidit askorbik dhe zinkut po marrin doza dukshëm më të ulëta të këtyre suplementeve, për të treguar se edhe acidi askorbik me dozë të lartë dhe zinku nuk kishin asnjë efikasitet”, shkruajnë Dr.Milind Desai i klinikës dhe kolegët e tij.