Zbulon se i kishte vdekur e bija 6-vjeçare në një postim në “Facebook”

Një nënë ka zbuluar se vajza e saj ishte zhdukur dhe që u gjet më vonë e vdekur në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Alesha MacPhail u zhduk mëngjesin e së hënës në Rothesay, në Isle of Bute. Ajo po qëndronte me gjyshërit nga ana e babait, Angela King dhe Calum MacPhail, kur u raportua se ishte zhdukuar nga banesa e tyre.

Angela King bëri thirrje për ndihmë nga komuniteti me anë të një postimi në Facebook, pasi fqinjët dhe miqtë filluan të kërkonin vajzën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, një trup u gjet rreth gjysmë milje larg shtëpisë së gjyshërve rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës në një hotel të rrënuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një orë më vonë nëna e 6-vjeçares, Georgina Lochrane komentoi në postimi e vjehrrës së saj duke se çfarë kishte ndodhur me vajzën e saj.

“Dikush të më tregojë se çfarë ka ndodhur, kjo është vajza ime,”-shkruan ajo.

Një përdorues i Facebook i dërgoi një link të Daily Record ku thuhej se vajza ishte zhdukur dhe se policia kishte gjetur një trup.

Një orë më vonë 23-vjeçarja komenton sërish duke i kërkuar vjehrrës së saj që ti përgjigjet në telefon.

“Angela mu përgjigj tani,”-shkruhet në koment.

Alesha jetonte në Lanarkshire dhe po kalonte një pjesë të pushimeve verore në ishull.

Tragjedia ka habitur komunitetin e vogël dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?