Zelanda e Re heq kufizimet, jeta i rikthehet normalitetit
Autoritetet e Zelandës së Re hoqën shumicën e kufizimeve të vendosura për frenimin e pandemisë. Bizneset, përfshirë qendrat e vogla tregtare, kinematë, kafenetë dhe palestrat u lejuan të rihapin dyert këtë të enjte pas uljes së nivelit të emergjencën në nivelin e dytë.
Qytetarët mbajtën radhë jashtë parukerive që para mesnatës së të mërkurës, disa prej të cilëve me birra nëpër duar në pritje që dyert të rihapeshin. Të tjerë shijuan kafet e shumë munguara në lokale ndërsa fëmijë u kthyen në këndet e lojërave.
Bizneseve u është kërkuar të respektojnë distancën sociale dhe të zbatojnë masat e nevojshme të higjienës. Kryeministrja Jacinda Ardern e vendosi shtetin në Paqësor në izolim për një muaj, nën kufizime të nivelit të katër. Zelanda e Re është çliruar nga koronavirusi i ri, e prej disa ditësh nuk raporton më infektime. Në 18 maj, pritet të hapen edhe shkollat.
Sakaq, Zelanda e Re nuk ka raportuar për raste të reja me koronavirus në tre ditët e fundit dhe autoritetet kanë thënë se mundësia e mbartjes së virusit në komunitet është shumë e ulët.
Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, Zelanda e Re ka regjistruar 1,497 të prekur me koronavirus.