Zelanda e Re identifikon 29 raste të reja me Covid, rikthen karantinën për 12 ditë

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar për një zgjatje 12-ditore të masave  kufizuese të vendit.

Kjo erdhi si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja me koronavirus në 29

Zelanda e Re kishte 102 ditë pa asnjë transmetim të virusit në komunitet.

Ardern u shpreh se brenda 12 ditëve, grupi i të prekurve me Covid 19 do të identifikohet dhe do të izolohet.

Sipas njoftimit të Ardern të gjitha vendet publike – të tilla si bibliotekat, muzetë, kinematët dhe terrenet e lojërave – duhet të mbyllen.

Njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur.

Supermarketet dhe karburantet mund të hapen, por bizneset e tjera duhet të mbyllen.

SHKARKO APP