Zelandezët dorëzojnë mbi 50 mijë armë pas ndalesës
Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan se vendi do të bëhet më i sigurt pasi qytetarët dorëzuan më shumë se 50.000 armë.
Policia në Zelandën e Re filloi procesin e shkatërrimit të armeve të premten, i cili pritet të përfundojë deri në mesnatë, kur në fuqi hyn ligji që ndalon posedimin e pushkëve dhe pushkëve gjysmë-automatike.
Procesi i dorëzimit të armëve përfundoi në mesnatën e së premtes dhe vlerësohet se 33.000 qytetarë dorëzuan mbi 51.000 armë.
Ndalesa e armëmbajtjes pasoi pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Christchurch më 15 mars të këtij viti, kur u vranë 51 njerëz.
Deri më tani, mbi 50.000 armë janë shkatërruar në gjithë vendin por disa zotërues të armëve kundërshtojnë vendimin.
Autoritetet e Zelandës së Re njoftuan më 21 mars se do të ndalonin posedimin e pushkëve dhe pushkëve gjysmë-automatike të tipit ushtarak si përgjigje ndaj sulmit në Christchurch.//AA