Zelensky nderohet me çmimin “Charlemagne”

Çmimi “Charlemagne” i këtij viti do t’i jepet presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky më 14 maj, megjithëse nuk është e qartë nëse ai do ta pranojë çmimin personalisht.

Kjo gjë është bërë e ditur nga bordi i drejtorëve të çmimit, ku thonë se Zelensky nuk po mbronte vetëm sovranitetin e Ukrainës dhe jetën e qytetarëve të saj, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane.

“Populli ukrainas, nën udhëheqjen e presidentit të tyre Volodymyr Zelenskyy, nuk po mbron vetëm sovranitetin e vendit dhe jetën e qytetarëve të tij, por edhe Evropën dhe vlerat evropiane”, thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çmimi Ndërkombëtar “Charlemagne” i Aachen-it jepet për punën e bërë në shërbim të Bashkimit Evropian. Ndërkohë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të mbajë një fjalim për nder të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zelensky ka pranuar çmimin në emër të popullit ukrainas, por ende nuk është e qartë nëse ai do të marrë pjesë personalisht në ceremoni apo përmes një lidhjeje video.

Fituesit e mëparshëm të çmimit përfshijnë ish-kancelaren gjermane Angela Merkel, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?