Zelensky: Nuk do e njohim Donbasin si territor rus

Ukraina nuk ka ndërmend ta njohë Donbasin si territor rus, as de jure dhe as de facto .

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e deklaroi këtë duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shkruan agjencia Unian.

Sipas presidentit, Ukraina nuk dëshiron t’ia dorëzojë Donbasin Rusisë, kështu që Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një kompromis.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk duam të heqim dorë nga Donbasi ynë. Amerikanët duan të gjejnë një kompromis; ata po propozojnë një zonë të lirë ekonomike. Do ta theksoj përsëri: një zonë e lirë ekonomike nuk do të thotë nën udhëheqjen ruse”, tha Zelensky.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai pranoi se çështja territoriale është aktualisht kryesore në negociatat me Shtetet e Bashkuara, por nuk ka konsensus.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?