Zelensky thirrje vendeve të NATO-s: Bashkë kundër agresionit rus ose do të dobësohemi
Edhe njëherë tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nënvizon nevojën për unitet midis vendeve anëtare të NATO -s kundër pushtimit rus të Ukrainës.
“U kërkoj atyre të bëjnë gjithçka për të siguruar që komuniteti ynë të mos dobësohet kurrë”, tha ai në një fjalim video të transmetuar gjatë seancës plenare të sesionit të asamblesë parlamentare të NATO-s në Madrid.
Duke përsëritur aspiratat e Ukrainës për t’u bërë anëtar i BE-së dhe NATO-s, Zelensky përcaktoi edhe njëherë tjetër Rusinë si përgjegjëse për sulmet shumë të rënda ndaj popullatës civile, një vend që duhet të përkufizohet si një “shtet terrorist” nga të gjitha parlamentet.