Zgjedhjet këtë të dielë, garë e fortë mes partive kryesore dhe atyre shqiptare

Në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, këtë të dielë mbahen zgjedhjet lokale. Për herë të parë Maqedonia e Veriut do të përdorë identifikimin biometrik të votuesve. 1,8 milionë qytetarë janë thirrur në votime për të zgjedhur 80 kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave.

Koalicionet parazgjedhore ndëretnike janë një risi, teksa gara më e fortë paraqitet mes LSDM-së në pushtet dhe partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Nga partitë shqiptare, BDI synon që të ruajë drejtimin e 10 komunave, po ashtu edhe Lëvizja Besa, ndërsa Aleanca për Shqiptarët, në koalicion me partinë Alternativa kërkon që të fitojë drejtimin e më shumë komunave nga hera e kaluar që mori vetëm 3.

SHKARKO APP