Zgjedhjet në Lituani, garë e ashpër. Të gjithë me sy nga opozita

Edhe pse Covid-19 është aktiv dhe është ripërhapur në masë, Lituania po ecën përpara me zgjedhjet, ku po voton në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme, ku koalicioni qeverisës i qendrës së majtë mbron mënyrën si ka menaxhuar pandeminë, ndërsa garon me opozitën konservatore.

Sondazhet parashikojnë një garë të ashpër, me Unionin e Fermerëve dhe të Gjelbërve të qendrës së majtë të kryeministrit Saulius Skvernelis dhe me Unionin Atdhetar-Kristian Demokrat me 15% të votave.

Skvernelis premton hapjen e farmacive shtetërore në rang kombëtar dhe dhënien e një pensioni të trembëdhjetë për të moshuarit, në rast se rizgjidhet. Rivalja e tij konservatore, ish-ministrja e Financave, Ingrida Simonyte akuzon kryeministrin, se po drejton një administratë kaotike dhe populiste.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?