Zgjedhjet në Maqedoni, KE: Urimet në momentin e krijimit të qeverisë

Pas përfudnimit të procesit të rivotimit në Tetove, në Maqedoni ka ardhur momenti i formimit të qeverisë dhe kryeministrit të ri. Dy partitë e mëdha nuk munden të krijojnë të vetme qeverinë, ndaj dhe faktori politik shqiptar në këtë rast bëhet determinant Deri në një vendim të Maqedonisë, në qarqet mdiatike kanë dalë opsionet e para të një qeverie të mundshme në Shkup. Ndërkohë  Komisioni Evropian tha se do të urojë fituesin e zgjedhjeve të parakoshme në Maqedoni në momentin  që do të zgjidhjet qeveria dhe kryeministri i ri.

Komisioni Evropian do të urojë fituesin e zgjedhjeve të parakoshme në Maqedoni në momentin  që do të zgjidhjet qeveria dhe kryeministri i ri. Deklarata është bërë nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç pas interesit të gazetarëve maqedonas në Bruksel.

“Ju lutem kini parasysh që urimet tradicionalisht dërgohen në momentin kur zgjidhet qeveria dhe kryeministri” tha ajo, duke përsëritur deklaratën e shefes për politikë të Jashtme në BE,  Federica Mogerini dhe komisionerit  për zgjerim Johanes Hahn, se zgjedhjet në Maqedoni janë mbajtur në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sakaq përfundimi i procesit të rivotimit në Tearcë të Tetovës ka nxitur edhe opinionet e para për formimin e qeverisë së re. Tashmë dihet që as LSDM e as VMRO-DPMNE nuk mund që të formojnë një qeveri të qëndrueshme  në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit 2016. Në situata të tilla, subjektet politike shqiptare janë favorizuese ose vendimtare për përcaktimin e qeverisë së re dhe të ardhmes së saj. Alternative e parë është formimi i qeverisë VMRO-DPMNE-BDI-ALEANCA. VMRO-DPMNE ka 51 deputet, BDI, 10 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputet që bëjnë 64 deputetë. Opsioni i dytë për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI, VMRO ka 51 deputet ndërsa BDI ka 10 deputet, gjithësej bëjnë 61 deputet. Si opsion i tretë për formimin e qeverisë së re është VMRO-DPMNE-BDI-ALEANCA PËR SHQIPTARËT- PDSH, me gjithësej 66 deputetë. Opsion i kaktët përfshin LSDM-BDI-ALEANCA me 62 deputet, kurse alternative e fundit mendohet mes LSDM-BDI-PDSH me gjithsesj 61 deputetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?