Zgjedhjet parlamentare në Rusi

Rusia është duke mbajtur zgjedhje në mbarë vendin dhe pritet që partitë e mbështetura nga presidenti Vladimir Putin, të vazhdojnë të dominojnë në Dumën ruse.

Votimet gjithashtu janë duke u zhvilluar edhe në gadishullin e Krimesë Këto janë zgjedhjet e para që po mbahen atje që prej se Moska e aneksoi këtë territor nga Ukraina në vitin 2014.

Votimet në mbarë vendin do të vazhdojnë për 22 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhet kombëtare të javëve të fundit kanë treguar se partia “Rusia e Bashkuar” që është pro-Krmlinit, me mbështetjen e rreth 50 për qind të votueseve, mund të marrë vota të mjaftueshme për të pasur mazhorancë absolute.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetet e Bashkuara dje kanë deklaruar se votimet për Dumën ruse në Krime, janë të jashtëligjshme. SHBA nuk do të njoh rezultatet e këytre votimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?