Zgjidhet misteri i Rudolf Hess-it

Një teori e hershme konspiracioni, sipas së cilës krimineli nazist i luftës, Rudolf Hess, ishte zëvendësuar në burg nga një sozi, më në fund do të mund të rrëzohet. Një test ADN-je, i kryer nga shkencëtarët austriakë, tregoi se njeriu i burgosur në Burgun Spandau të Berlinit ka qenë me të vërtetë zëvendësi i Hitlerit. Hess u kap pas fluturimit në Skoci më 1941 dhe u dënua me burgim të përjetshëm në gjyqin e Nurembergut. Ai u gjet i varur në burgun e Berlinit në vitin 1987, në moshën 93-vjeçare.

Studiuesit e Universitetit të Salzburgut në Austri kanë arritur të gjurmojnë një të afërm të largët të tij dhe i morën një kampion ADN-je, të cilin e përdorën më pas për të rrëzuar këtë pretendim që qarkullon prej kohësh. Kampioni i gjakut u krahasua me atë të marrë në vitin 1982 prej personit që njihej si i burgosuri numër 7, apo i burgosuri i fundit i Spandaut. Rezultatet u përputhen thuajse 100%.

Një prej protagonistëve kryesorë të teorisë së mashtrimit ishte mjeku i Hessit në burg, W. Hugh Thomas. Teoria e tij bazohej mes të tjerash tek fakti që i dënuari i Spandaut kishte dallime fizike me Hessin, kishte refuzuar të shihte familjen e tij për vite me radhë dhe duket se vuante nga amnezia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?