Zgjohu Merkel! Turqia përdor refugjatët dhe heq vëmendjen nga shkeljet e të drejtave

Europa duhet të zgjohet sepse “Sulltani” i Turqisë, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan është duke përdorur krizën e emigrantëve për të shmangur vëmendjen nga abuzimi mizor që po i bën demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ka pohuar shefi i partisë kurde.

Sipas një publikimi të gazetës “Daily Express”, Selahattin Demirtas, kryetar i Partisë Demokratike Popullore (HDP), ka kërkuar që politikanët evropianë, të dënojnë krimet kundër popullit të margjinalizuar kurd.

Sipas gazetës, kryetari i cili ndryshe është i njohur si Obama kurd, po i bën thirrje BE-së për të ndalur fokusimin vetëm në krizën e refugjatëve dhe të marrë parasysh faktin se sipas tij, demokracia dhe të drejtat e njeriut “janë duke u shkelur në Turqi” nga z. Erdogan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë deklaratë, ai e ka dhënë për gazetën Le Monde Diplomatique, ku u shpreh se: “Çfarë do të bëjë institutet europiane? “Ne jemi duke pritur për që ta në mënyrë të qartë të dënojnë atë çfarë po ndodh këtu. Europa është e shqetësuar vetëm me krizën e refugjatëve, ndërkohë që vlerat universale s; demokracia dhe të drejtat e njeriut janë duke u shkelur në Turqi”,- ka nënvizuar kryetari i Partisë Demokratike Popullore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri në 30 për qind e 75 milion e popullsisë Turke, janë kurd por që Republika e Turqisë është themeluar në vitin 1923, dhe qeveritë periodike kanë kërkuar vazhdimisht ti nënshtrohen për masakrat dhe madje edhe ndalimin e fjalës “kurd” deri në vitin 1991.

Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?