FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zhgënjimi pas humbjes – Clinton: Doja të mos të dilja më nga shtëpia dhe vetëm të lexoja

Hillary Clinton ka zbuluar zhgënjimin e saj për humbjen në zgjedhje përballë Donald Trump në daljen e parë të saj publike pas një jave.

Kandidatja demokrate tha se ajo donte të futej brenda në shtëpi me një libër të mirë dhe të mos dilte më kurrë.

Por në një fjalim gjatë një eventi për bamirësi për fëmijët ajo u kërkoi të pranishmëve të luftonin për vlerat amerikane dhe të mos hiqnin dorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Clinton fitoi me votë popullore por ajo u mund me votë elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Tani do ta pranoj që të vija këtu nuk ishte e lehtë aspak për mua,” tha ajo në Fondin e Mbrojtjes së Fëmijëve.

Audienca e ngritur në këmbë, brohoriste emrin e Hillary-t kur ajo hipi mbi podium. Ish-kandidatja demokrate përdori zërin e saj për t’u përpjekur për të ndihmuar në ndryshim dhe largimit të ndjenjës së zhgënjimit tek mbështetësit e saj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?