Zjarr i fuqishëm në kampin e refugjatëve në Greqi
Bota E Shtunë, 1 Maj 2021 12:59
Rreth 4 mijë emigrantë janë evakuuar nga kampi Moria në ishullin grek të Lesbos, pasi një zjarr i madh shkatërroi tendat e tyre dhe strehat ku prej muajsh qëndronin.
Sipas policisë greke nuk ka persona të plagosur dhe ata po investigojnë shkakun e zjarrit.
Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara, rreth 5600 refugjatë jetojnë momentalisht në Lesbos, ndërkohë që kapaciteti i ishullit për të strehuar refugjatë është 3600.
KOHA JONË SONDAZH

