Zv.Presidentja e SHBA-së, Kamala Harris bën histori për të disatën herë

Një emigrante nga India, e cila erdhi në Shtetet e Bashkuara me ëndrrën për t’u shëruar nga kanceri, Shyamala Gopalan Harris rriti Kamala-n dhe motrën e saj, Maja, si gra të forta dhe të vetëdijshme për identitetin dhe jetën e tyre.

“Nëna ime më shihte dhe më thoshte: Kamala, ti mund të jesh e para në shumë gjëra që do bësh, por sigurohu të mos jesh e fundit.” Shyamala kishte të drejtë! Vajza e saj ka qenë e para disa herë. Në vitin 2010, Harris u bë gruaja e parë afrikano-amerikane dhe e para që shërbeu si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.

Në vitin 2016, ajo u bë gruaja e parë indiano-amerikane që u zgjodh në Senatin e Shteteve të Bashkuara. Në gusht të vitit 2020, ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe gruaja e parë aziatiko-amerikane, kandidate si zëvëndëspresidente në një parti të madhe politike. Sot, Kamala Harris është zyrtarisht zëvëndëspresidentja e parë aziatiko-amerikane në SHBA, zëvendëspresidentja e parë me ngjyrë dhe zëndendëspresidentja e parë grua.

Në daljen e saj të parë publike pas garës, Harris tha në një postim në Twitter ”Këto zgjedhje kanë të bëjnë me shumë më shumë se rezultatet. Bëhet fjalë për shpirtin e Amerikës dhe gatishmërinë tonë për të luftuar për të. Kemi shumë punë para nesh. Le të fillojmë”.

Prania e Harris në garën e vitit 2020 ka qenë një kujtesë e fuqishme e asaj që ka munguar në politikë dhe udhëheqjen e grave. Frymëzimi që Harris u ka ngulitur tashmë vajzave të reja, duket në faktin se sa “virale” ajo është bërë në rrjetet sociale apo se si shumë gra dhe vajza u veshën si “Kamala Harris” për Halloween.

SHKARKO APP