Zv.presidentja Kamala Harris caktohet për të adresuar krizën humanitare në SHBA

Me ardhjen e demokratëve në pushtet, është rritur numri i emigrantëve që synojnë Amerikën për një jetë më të mirë.

Në muajin shkurt, autoritetet pritën mbi 100 mijë persona në kufirin jugor të SHBA-së.

Janë me qindra minorenët që po mbahen në godina të posaçme, të ndarë nga familja dhe shpesh në shkelje të rregullave të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të mërkurën, presidenti Joe Biden caktoi zëvendësen e tij, Kamala Harris, të bëjë përpjekje për të adresuar krizën humanitare, në koordinim me shtetet e origjinës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur problemet i zgjidh brenda kufijve të shteteve, nga kjo përfitojnë të gjithë, edhe ekonomitë e tyre. Fatkeqësisht, administrata e vjetër veproi duke i bllokuar mbi 700 milionë dollarë fonde Hondurasit, Guatemalës, El-Salvadorit. Ai program do të aktivizohet sërish,” tha Joe Biden.

Republikanët akuzojnë Biden se po inkurajon emigracionin e paligjshëm dhe po e rëndon krizën në kufirin me Meksikën.

Senatori i Teksasit, Ted Cruz, tha se edhe mediet proqeveritare nuk po i kushtojnë vëmendje krizës.

“Shumë nga këta fëmijë emigrantësh po abuzohen fizikisht, seksualisht nëpër qendra. Dhe janë politikat e Joe Biden  shkaktare të këtij abuzimi. Kjo tragjedi njerëzore po shkaktohet prej Biden,” tha Cruz.

Ish-presidenti republikan, Donald Trump mbajti një pozicion më të ashpër kundrejt të huajve pa dokumente gjatë mandatit të vet, ndërsa plani i tij për të përforcuar murin kufitar me Meksikën, u ndërpre pas ardhjes së demokratëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?