Zv/presidentja Kamala Harris nën akuzë për racizëm (VIDEO)
Zv/presidentja amerikane, Kamala Harris është vënë në qendër të kritikave pasi u kap nga kamerat ndërsa fshinte dorën pas pantallonave menjëherë pas një shtrëngimi duarsh me Presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.
Harris u takua me Moon Jae-in ditën e premte, i cili është zyrtar i dytë i huaj që viziton Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Biden, kjo për shkak të rregullave të pandemisë.
Pamjet që janë bërë virale në Twitter, tregojnë zv/presidenten Harris që shfaqet për të fshirë menjëherë dorën e saj pasi përfundoi konferencën e përbashkët për shtyp.