Zyrtari i CIA-s: Saddam Hussein duhet të kishte qëndruar në pushtet

Ish-diktatori iraken Saddam Hussein duhet të kishte qëndruar në pushtet për të mbajtur të bashkuar vendin e tij, deklaroi dje zyrtari i CIA që mori në pyetje liderin pas kapjes nga forcat e koalicionit në vitin 2003.
Në një libër të ri ku zbulohen bisedat që bëri me diktatorin e përmbysur John Nixon thotë se megjithëse e konsideronte Hussein një njeri të papëlqyeshëm, ai krijoi një farë respekti për mënyrën sesi e mbante të bashkuar vendin e tij.
“Kur mora në pyetje Sadamin, ai më tha: ‘Ju do të dështoni në Irak. Do ta kuptoni se nuk është aq e thjshtë të qeverisësh atje’. Unë e pyeta se përse mendonte kështu dhe ai m’u përgjigj: ‘Ju do të dështoni sepse nuk njihni gjyhën, historinë dhe nuk e kuptoni mendjen arabe’”, shkruante  Nixon për revistën Time.
Pushtimi amerikan i Irakut supozohej të sillte demokraci dhe zhvillim por në fakt solli rrënimin e një vendi më parë të pasur e të stabilizuar, që tani vuan përveç të tjera konfliktetet etnike e sektariane.
Nixon beson se vetëm një lider i ftohtë mund të ruante stabilitetin mes popullatës tribale të vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?