Zyrtari i OKB-së: Armëpushimet në Ukrainë jo në horizont tani

Nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare dhe Koordinatorit të Ndihmës Emergjente, Martin Griffiths, thotë se armëpushimi në Ukrainë nuk është në horizont, por mund të vijë në javët e ardhshme, në varësi të mënyrës sesi lufta dhe negociatat e vazhdueshme të paqes vazhdojnë.

Griffiths tha se ai planifikon të shkojë në Turqi këtë javë për t’u takuar me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të gjetur mënyrat se si OKB-ja mund të ndihmojë në mbështetjen e procesit paqeruajtës dhe negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.

“Ne duhet t’i shikojmë bisedimet me shumë, shumë kujdes, prandaj do të udhëtoj në Turqi këtë javë”.

SHKARKO APP