Brazili triumfon me “poker” ndaj Paraguait, merr 3 pikët e para në Kupën e Amerikës

Brazili mori 3 pikët e para në Kupën e Amerikës pas fitores 1-4 ndaj Paraguajit. Lucas Paqeta humbi 11-metërsh në pjesën e parë, me topin që përfundoi jashtë. Mesfushori rregulloi gabimin në të 35-tën, duke shërbyer në mënyrë perfekte për Vinicius, i cili realizoi.
Gjërat u bënë edhe më të lehta për skuadrën e Junior Dorival. Savio thelloi shifrat në të 43-tën, ndërsa Vinicius vendosi në kasafortë 3 pikët. Në pjesën e dytë Alderete futi në lojë Paraguajin, por vetëm përkohësisht pasi Paqueta në të 65-tën “vulosi” një herë e mirë fatet e takimit.
Në grupin D, Kolumbia kryeson me 6 pikë, ndërsa Brazili i vendit të dytë ka 4 pikë. Costa Rika e 3-ta me 1 pikë ndërsa Paraguaji mbyll klasifikimin me 0 pikë.
