Detaje të reja për operacionin që çoi në pranga shqiptarët, si trafikuan 160 kg kokainë
Detaje të reja kanë dalë për operacionin antidrogë Riviera” që u realizua mes policisë italiane dhe shqiptare ku çoi në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri.
2 shqiptarët akuzohen se ndihmonin në shpërndarjen e kokainës me doza të vogla mes shqiptarëve të tjerë në zonën e Bolonjës dhe Emilia-Romagnas. Sipas policisë gjatë 5 muajve shqiptarët kanë trafikuar 160 kg kokainë në Itali. Aktivitetin e kanë nisur në vitin 2016, ku nga Shqipëria çoheshin sasi të mëdha kanabisi drejt Italisë.
Urdhër-arrestet u lëshuan nga zyra e prokurorit të Antimafias në Bolonja dhe shqiptarët me inicialet E.H, 40 vjeç dhe J.D. (M.), 28-vjeç. Hetimet po vijojnë në Itali dhe Shqipëri pasi dyshohet se ka të tjerë persona të përfshirë.
Njoftimi i plotë
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë mes Pòlicisë së Shtetit dhe Policisë italiane, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni “Rivera”, i zhvilluar në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri, çon në pranga 16 persona, nga këta 14 në Itali dhe 2 në Shqipëri. Operacioni i nisur në vitin 2018, për goditjen e grupeve kriminale që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve nárkotike dhe armëmbajtjen pa leje.
Në kuadër të këtij operacioni, në orët e para të mëngjesit, si rezultat i bashkëpunimit mes ZQK INTERPOL Tirana, Departamentit të Policisë Kriminale në PSH, DVP Tiranë dhe Zyrës së Oficerëve Ndërlidhës në Romë e Bari dhe në ambasadën italiane (misioni INTERFORZA), u zhvillua operacioni policor i koduar “Riviera”. Operacioni “Riviera”, i iniciuar nga Prokuroria Rajonale Antimáfia në Bolonja, në bashkëpunim me Grupin e Operacioneve Speciale (ROS) të Karabinierisë në Bolonja, Itali, pati si qëllim goditjen e një grupi të organizuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me aktivitet trafikimin e narkotikëve në rajonin Emilia Romagna, Itali.
Në zbatim të urdhër-arresteve të lëshuara nga zyra e Prokurorisë Antimáfia në Bolonja dhe si rezultat i veprimeve policore të mirëkoordinuara mes palëve, u arrestuan në vendin tonë, me qellim ekstradimi drejt Italisë, shtetasit shqiptar E. H., 40 vjeç dhe J. D. (M.), 28 vjeç. Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme të këtij grupi të strukturuar kríminal. Operacionet e njëpasnjëshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët tregojnë vendosmërinë dhe angazhimin e Policisë së Shtetit për të lùftuar krímin e organizuar dhe besueshmërinë që po fiton përditë e më tepër tek partnerët.
KOHA JONË SONDAZH

