E drejta e informimit, Rama: Ka një mendësi dominante në administratë sa dramatike dhe qesharake

Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën e gjashtë Kombëtare për të drejtën e Informimit, ku ka evidentuar faktin që Zyra e Komisionerit ka shkëlqyer në procesin Screening.

Po e nis nga një fakt, i cili është i nënvizuar në klasifikimin e Akses Info Europe që është agjencia që merret me vlerësimin e legjislacionit për transparencën dhe të drejtën e informimit në përgjithësi.

Shqipëria ishte e 86-ta në klasifikim deri në vitin 2014, ne hodhëm hapin e parë serioz duke transformuar bazën tonë ligjore dhe sot nëse e klikoni do e gjeni në vendin e 7-të për sa i përket legjislacionit. Komisioneri që është nga Labëria dhe s’mund ta pranojë dot që të jetë i 7-i, nëse autobusi me 7 nuk është i vendosur paralelisht, po më thoshte që disa ndryshime që kemi bërë me ligjin e që i kemi gati të bëjnë që të ngjitemi edhe më lart, por këtu nis edhe debati që në këtë rast e kemi konkretisht me një shembull por mund ta gjejmë sot për hendekun mes legjislacionit dhe zbatimit.

Ankesa të cilat përmbushen në sekondë pasi zyra e komisionerit vihet në lëvizje dhe i kërkon institucionit përkatës të informojë qytetarin apo grupin e caktuar të interesit është për të vënë duart në kokë. Kjo është thjeshtë dhe vetëm mungesë e funksionimit të një mekanizmi kryesor që e garanton të drejtën e informimit pa subjektivitetin e koordinatorit që kujdesen për ta garantuar këtë, s’e bëjnë në mënyrë sistematike. Mendoj që kjo dhe disa aspekte të tjera që na pengojnë si vend që siç jemi të 7 të jemi më lart se sot në aspektin e të drejtës së informimit, janë fruta që mund të kapen pa u sforcuar shumë dhe pa kërkuar shkallë për t’u ngjitur hap pas hapi. Ka një mendësi dominante në administratë që dhënia e informacionit është mendësi e panevojshme, është sa dramatike dhe qesharake, por marrja e dokumenteve dhe nxjerrja në publik paraqitet si një zbulim”, ka thënë Rama.

SHKARKO APP