BE, sinjal i verdhë për Shqipërinë dhe sinjal jeshil për Maqedoninë. Kushtet e reja Tiranës zyrtare
Sot BE hapi sinjalin e verdhë për Shqipërinë si dhe atë jeshil për Maqedoninë e Veriut.
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johann Wadephul përmes një reagimi, thekson se janë disa parakushte për Shqipërinë deri në çeljen finale të negociatave të anëtarësimit.
Sipas materialit të BE, Shqipëria duhet të përmbushë:
-Ekzistenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në bazë të Kushtetutës.
-Reforma Zgjedhore në përputhje të plotë me rekomandimet e OSCE/ODHIR duke siguruar një financim transparent të partive politike dhe fushatës elektorale.
-Plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshirë edhe aplikimin e mendimit të Komisionit të Venecias.
-Shqipëria duhet të përforcojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përfshirë edhe kooperimin me vendet anëtare të BE-së dhe përmes një plan veprimi të adresojë rekomandimet e task Forcës Financiare (FATF)”, thekson materiali i miratuar ditën e sotme.
Këshilli do të vërejë përmes grupeve të punës nëse Shqipëria ka ndërmarrë me sukses prioritetet si:
– Nisja e procedurave kriminale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të akuzuar për vepra penale.
– Nisjen e hetimeve ndaj atyre që kanë kryer blerjen e votave.
– Duhet të kenë një vijimësi dhe vazhdimësi në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe procedimin dhe përfundimin e procedurave ndaj politikanëve të lartë dhe zyrtarëve të korruptuar.
–Proces të prekshëm në reformën administrative.
–Implementimit të reformës elektorale dhe gjithashtu një vendim përfundimtar dhe ligjor në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.
– Qeveria shqiptare duhet të angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.
– Adaptmin e një ligji për censusin e regjistrimit të popullsisë të kërkuar nga Athina në përputhje me rekomandimet e KE-së
– Avancimin e procesit të regjistrimit të pronave për minoritarët.