FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Konfirmohet zyrtarisht rikthimi i Ernest Muçit te Kombëtarja

Rikthim i bujshëm në Kombëtare për Ernest Muçin. Mesfushori ofensiv është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e muajit mars, duke sinjalizuar një mundësi të re për të treguar vlerat e tij me fanellën kuqezi.

Lajmi është konfirmuar fillimisht nga klubi i Trabzonsporit përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit pritet të bëjë publike listën e plotë zyrtare në orët e para të ditës së nesërme. Kthimi i Muçit vjen në një moment shumë të mirë për lojtarin, i cili ka shpërthyer në kampionatin turk me paraqitje bindëse dhe ndikim të drejtpërdrejtë në lojën e skuadrës së tij.

Gjatë vitit 2025, hapësirat për Muçin në Kombëtare kanë qenë të kufizuara, duke regjistruar vetëm 30 minuta aktivizim. Megjithatë, forma aktuale duket se ka bindur stafin teknik t’i japë një tjetër mundësi në një moment vendimtar për ekipin. Tashmë mbetet për t’u parë roli që do t’i besohet në sfidën e rëndësishme të “play off”-it, ku Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?