100 milionë dollarët e SHBA dhe 50 milionë eurot e BE do t’i marrë Francesco Beccheti
SHBA me anë të ambasadores se nderuar Yuri Kim njoftoi para disa ditësh se SHBA do jap 100 milionë dollarë qeverisë shqiptare për të përballuar koronavirus. Ndërsa sot doli ambasadori i BE, vijëvazhduesi i Romana Vlahutin, zoti Luigi Soreca e njoftoi se Brukseli do jap 50 milionë euro Shqipërisë për të luftuar koronavirusin.
Por dje gjykata ndërkombëtare e Arbitrazhit me qendër në Uashington (SHBA) dha të drejtë finale që 140 milionë dollarët të cilat ishin pezulluar me 27 gusht 2019 Francesko Bechettit, ai do ti përfitojë e do ti paguajë shteti shqiptar. Gjykata vendosi që për kapriçion e kryeministrit Rama që i mbylli aktivitetin në Shqipëri biznesmenit Italian Beccheti duhet që shqiptarët të paguajnë xhepi i tyre 140 milionë dollar.
Ky është vendim përfundimtar dhe shuma prej 100 milionë dollar amerikanë dhe 50 milionë euro që do vijnë në llogarinë e qeverisë shqiptare do ti marrë Francesko Beccheti.