2 Marsi solli “stinën e pranverës” mes Ramës dhe Metës

Eni Vasili e pyeti Presidentin Meta gjatë emisionit të saj në TCH për të ashtuquajturin “stinë pranvere mes Metës dhe Ramës”. Dhe përgjigja e Presidentit ishte se “Pranvera ime është vetëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Është momenti për ta mbështetur qeverinë. Jam shumë i kënaqur që përballimi i pandemisë është një detyrë e të gjithëve. Drafti përfundimtar ka një përmirësim cilësor, në raport me variantin e parë”.

Kaq tha presidenti.

Por nëse shikojmë historikun e vitëve presidenciale shikon se kreu i shtetit ka qenë i barazlarguar me mazhorancën dhe opozitën, paçka herë-herë palët i kanë shfrytëzuar qëndrimet e presidentit si gjoja në favor të palës së tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi jemi të dëshmitarë të një beteje titanike të Presidentit në mbrojtje të një gjykate kushtetuese të pavarur e ku gjykata e Venecias i dha më në fund të drejtë Ilir Metës si president. Asokohe në qeveri dhe në PS llomotitej se Meta “po luan për opozitën”. Ndërsa sot filluan dyshimet e dyshuesve të lindur të këtij vendi se “Meta dhe Rama janë në një “pranverë” sëbashku”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në të vertetë ndryshimet në Kodin Penal duheshin bërë, siç kërkoi presidenca e jo për “pranverë”, sepse flitet për Kodin Penal e ku për një dalje pa leje nga shtëpia, edhe pa e ditur se je me koronavirus (se njeri nuk të bën test) mund të përfundoje 15 vite në qeli. Aq sa një vrasës serial me automatike që e ka zanat vrasjen.

Fatos Lubonja te Sokol Balla tregoi se vajzën e tij me ca shoqe italiane (në Itali) e kapi policia në thyerje të karantinës, por e shoqeruan në shtëpi dhe nuk e futën në burg. Burgu për një të ri të kësaj moshe, pa lidhje me krimet, por vetëm se del jashtë shtëpia jashtë orës së vendosur nga qeveria e të përfundojë në burg deri në 5 vite, e shkatërron. I deformon jetën.

Ndaj Presidenti këmbënguli dhe kryeministri e kryeparlamentari e dëgjuan zërin e arësyes presidenciale. Dhe i ndryshuan. Në vend të fjalës “burg” u fut edhe gjoba.

A më mirë një gjobë apo në burg?!

Ndaj dyshimet e “pranverës Meta-Rama” janë hipoteza për të mbushur portalet.

Ata janë sejcili në punën e tij, të dënuar të bashkëpunojnë, sepse njeri është president deri në korrik 2022 e tjetri kryeministër deri në qershor 2021.

Dhe e fundit, nëse nuk do kishim një 2 mars presidencial ku bulevardi kombëtar u mbush me njërëz nga thirrja e Ilir Metës, edhe takati i tij në presidencë nuk do të ishte ky që ka sot.

2 marsin vetë kryeministri e detyroi presidetin ta thërriste, dhe 2 marsi foli qartë. Shpresojmë të mos e detyrojnë, pas koronavirusit, të zhvillojë “2 mars” tjetër!

Ilir Meta kur zbret në tapetin e bulevardit është tjetër Ilir nga ai që është në presidencë!

Ndaj “pranvera” ishte vertet një gjë e mirë, kombëtare dhe në favor të qytetarëve./folshqip.al/

2 Marsi solli “stinën e pranverës” mes Ramës dhe Metës

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?