Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Silvana Caka: Pse Arta Marku u bëri bisht pyetjeve të deputetëve?*

Editorial
E martë, 17 Gusht 2021 07:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot në prezencë të medias dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë mazhoranca me gjithë arrogancën që e karakterizon, ashtu siç zgjodhi jashtë çdo parashikimi ligjor dhe kushtetues prokuroren e përgjithshme të përkohshme, ashtu zgjodhi ta shpëtonte dhe nga pyetjet e deputetetëve të komisionit të ligjeve. Duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren e Kuvendit, Kryetari i Komisionit të Çështjeve ligjore të administratës publike dhe të drejtave të njeriut z. Ulsi Manja mbylli sot në mënyrë të paligjshme mbledhjen ku raportonte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme në lidhje me çështjet e kriminalitetit në vend. Në interes të të gjithë shqiptarëve deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kishin një mori me pyetje lidhur me situatën e rënduar të kriminalitetit në vend, por Manja pasi pa që Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e propozuar dhe e zgjedhur nga ai vetë dhe nga Edi Rama, po u përgjigjej me “nuk e di dhe nuk kam informacion”, në shkelje të çdo parashikimi të rregullores së Kuvendit, siç është mësuar të shkeli çdo parashikim ligjor dhe kushtetues vendosi ta mbylli mbledhjen pa u ezauruar çështjet shqetësuese dhe kompromentuese që duhet të ngrinin të gjithë deputetët e Komisionit.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Frikën e Edi Ramës dhe degradimin e pushtetit të tij po e shohim çdo ditë me urdhrat e paligjshëm që po i jep ushtarëve të tij me synimin e vetëm për të ruajtur lidhjet e errëta dhe të qeverisë me krimin.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Meqënëse u bë e pamundur për ti bërë pyetjet në Komisionin e Ligjeve atëherë nga Selia e LSI po i drejtojmë pyetjet znj. prokurorore të përgjithshme të përkohshme. Së pari në tetor të vitit 2015 kontrolli i lartë i shtetit ka bërë një kallzim përsa i përket një çështjeje që lidhet me ministrin e energjitikës z. Damian Gjiknuri. Dhe ka konstatuar një abuzim me fondet publike prej 479 milionë eurosh. Pyetja për prokuroren e përgjithshme të përkohshme do të ishte: Pse Prokuroria nuk ngre një hetim lidhur me këtë çështje?  Në mars të 2017, përsa i përket tenderimit apo prokurimeve publike të naftës, kamerave dhe radios së policisë së shtetit. Kemi një tjetër denoncim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë kisha një pyetje për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme. Pse Prokuroria nuk ngre përsëri një hetim edhe për këtë aferë korruptive, e cila është denoncuar që përpara një viti ndoshta dhe më shumë nga kontrolli i lartë i shtetit? Një tjetër pyetje që kishim ishte pikërisht për të gjitha konçensionet dhe denoncimet që janë bërë përsa i përket falsifikimit dhe njëkohësisht dhe abuzivizmin që bëhet në lidhje me Check-upin, fakte të denoncuara dhe në media. Pse nuk ka një ngritje të hetimeve? Si është e mundur që Prokuroria e Përgjithshme guxoi të mbyllte çështjen që LSI e ngriti si padi ndaj kryeministrit të vendit Edi Ramës për thirrjen antikushtetuese që u drejtoi policëve nga Kuçova përsa i përket heqjes së kapeles dhe njëkohësisht kërkimit të votës për PS? A është ky standardi që ndjek Prokuroria e Përgjithshme sepse kemi plot qytetarë që përfundojnë pas dyerve të burgjeve për vepra të ndryshme penale apo është standardi që nëse kërkon një falje në Facebook atëherë shpëton nga përgjegjësia penale?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një tjetër pyetje ka të bëjë pikërisht me kuksianët dhe meqënëse Prokuroria e Përgjithshme e Përkohshme zgjodhi të fliste përciptazi për respektimin e të drejtave të njeriut, unë kisha një pyetje për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme. A bie dakord ajo dhe institucioni që ajo drejton me të gjithë praktikën e ndjekur përsa i përket arrestimit të qytetarëve kuksianë, për një faj të cilën e mori vetë qeveria përsipër? Të gjitha këto pyetje dhe sigurisht edhe pyetje të tjera që mund ti kishin dhe kolegët e Komisionit të ligjeve ne do ti formalizojmë në një shkresë të përbashkët që do ti drejtohet kryetarit të Kuvendit për ta rithirrur edhe njëherë znj. Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme në Komisionin e Ligjeve për të vazhduar raportimin e saj atje ku duhet. Dhe sigurisht ta rikthejmë dhe komisionin e ligjeve në rrugën e ligjshmërisë, në zbatim të rregullores ashtu siç pretendon Kryetari i Komisionit.

*Deklarata për media e deputetes së LSI-së, Silva Caka

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 8 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 8 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.