Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Përjashtimi në Kuvend
  • Protesta studentore
  • Procesi i Berlinit
  • Balla kundër Berishës
  • Dhomat e Specializuara
  • Protestat në Francë
  • Ilir Meta
  • Kandidatura e LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ambasadori Lu, i sfiduar

Editorial E martë, 20 Prill 2021 11:41
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Supërdeputeti” Koço  Kokëdhima deklaroi  publikisht se ligji i dekriminalizimit

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

 është antikushtetues dhe se do lobojë ta rrëzojë në Gjykatën Kushtetuese

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Përveç deklaratave për canabisin, të cilat thuhen prej muajsh e që kanë vënë në siklet ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri deputeti i Vlorës ,Kokëdhima bëri një deklaratë shokuese parmbrëmë vonë, e cila në theb është kundër ambasadorëve të SHBA Lu dhe të Bashkimit Europian Vllahutin. Deputeti socialist, Koço Kokëdhima ftuar në Top Story tek Sokol Balla  u bë zëri i parë brenda maxhorancës që del kundër ligjit të dekriminalizimit. Kokëdhima e cilësoi ligjin antikushtetues dhe tha se do të lobojë tek kolegët deputetë që ta shfuqizojnë përmes Gjykatës Kushtetuese. Por ajo që kaloi pa shumë vemendje, por që në fakt ishte dhe një qëndrim shumë më radikal, qe një deklaratë tjetër e tij. Kokëdhima tha se as reforma në drejtësi nuk duhet të bëhet duke shkelur sovranitetin e vendit. Kokëdhima nuk është njeri që e rrëmben emocioni kollaj dhe që të ngutet, pra nuk i ka rrëshqitur kot ai togfjalësh sfidues. Po cilin sovranitet shkel reforma në drejtësi, sipas zotit Kokëdhima? Mos e ka fjalën se ambasadori amerikan Lu po dikton mbi qeverinë dhe politikën që të luftohet krimi në parlament apo i duket se shkelet sovraniteti i vendit nga ana e Donald Lu, i cili flet me sinqeritet e pasion për një Shqiperi më të mirë. Nënteksti ishte i qartë nga “supërdeputeti”.  Fakti që Lu ka dalë e ka folur hapur në shqipen e tij, duke iu drejtuar shqiptarëve që të mos votojnë kriminelët, fakti që Donald Lu ka insistuar dhe vazhdon përditë që politika të miratojë reformën në drejtesi, fakti që SHBA janë të interesuara për një shtet ligjor në Shqipëri nuk tregon se ka prekur “sovranitetin”  e shtetit. Jo, porse tregon se SHBA mbetet shumë e interesuar për të larguar krimin, mafien, dallkaukët,etj nga politika. Pse harron “superdeputeti” se pa vendosmerinë e ambasadorit amerikan Lu asgjë nuk do të ishte bërë asgjë për të larguar krimin e mafian nga salla e Kuvendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Deklarata e Kokëdhimës nëse nuk hidhet poshtë nga kryeministri Rama, atëhere nuk mbetet një qëndrim personal, por një linjë e Rilindjes. Kjo e komprementon qeverinë edhe ndaj partnerit strategjik siç është SHBA-të. Ndofta kryeministri është i zënë më punët e kongresit dhe nuk i ka kushtuar vëmendje, por e hëna është vonë që të mos distancohen nga ky qëndrim, aq me tepër se Kokëdhima është njeriu më i fortë në PS, pas Ramës. Aq me tepër që në mesprili kryeministri do të jetë edhe në Shtëpinë e Bardhë në SHBA ku do të pritet nga Presidenti Obama. Ndaj ka nevojë të mbrohet puna e Lu-së.

Deri më tani eksponentët e PS-së kanë pasur si argumentin e tyre kryesor, këmbënguljen e aleatëve amerikanë dhe europianë për kryerjen e kësaj reforme. Ata s’kanë lënë rast pa përmendur se reforma është kërkuar nga SHBA, se ajo është mbikqyrur nga ekspertët amerikanë, se prokurorët e njësisë antikorrupsion do financohen dhe trajnohen nga FBI, se ambasadori Lu është negociuesi kryesor i kurorëzimit të saj, etj. Pra, me një fjalë, qëndrimi publik i PS-së ka mbështetur partneritetin kundrejt sovranitetit, sipas logjikës së deputetit! Ndërsa për herë të parë Kokëdhima ka nënvizuar sovranitetin që nuk duhet shkelur gjatë zbatimit të reformës. Për cilin “ sovranitet” e ka fjalën numri dy de facto në PS?

Historia e tij ka ngjallur shumë pikpyetje: Mos si njeri i afërt i Edi Ramës, ai shpreh frikën e këtij të fundit, pra të kryeministrit për efektet e reformës? Apo ndoshta është Kokëdhima duke luajtur për interes të tij? Mundet që Koço këtë goditje e ka me qitje të largët, pasi mendon se ç’mund të ndodhë pas reformës. Mundet të ketë informacion edhe nga kryeministri Rama se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) , e trajnuar nga amerikanët, mund të ketë në listë plotë emra VIP për ti arrestuar.

“Supërdeputeti” e bëri goditjen e tij publike. Mbeten të tjerët të përgjigjen…

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 1 ore

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 2 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 ”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 4 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.