Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bankat shqiptare rrezikohen nga borxhlinjtë biznesmenë

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:46
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
 
Përsëri FMN, Banka Botërore dhe Banka e Shqipërisë  po bërtasin  më të madhe për rrezikun e falimentimit bankar dhe asfiksimin e krejt ekonomisë shqiptare për shkak të kredive të këqija të 35 personave në Shqipëri.  Niveli i lartë i kredive me probleme në Shqipëri ndikon jo vetëm në mbarëvajtjen e stabilitetit financiar, por pengon dhe mbështetjen e ekonomisë me fonde. Është ky alarmi i dhënë nga Banka e Shqipërisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar mbledhjen vjetore të FMN – së  dhe Bankës Botërore të mbajtur në Lima të Perusë. Në takimin ku merte pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, përfaqësues të lartë të FMN – së theksuan domosdoshmërinë e  zgjidhjes së  kësaj çështjeje pasi ka nje rëndësi të veçantë, jo vetëm për sistemin bankar, por për të gjithë ekonominë.
I rëndësishëm sipas drejtuesve të FMN – së është zbatimi i planit të veprimit ndërinstitucional dhe masave të Bankës së Shqipërisë për nxitjen e nivelit të kreditimit dhe uljen e kredive me probleme.
Shqetësimin për nivelin e lartë të kredive me probleme e ka dhënë edhe Banka Botërore e cila tha se ky është një nga problemet më të mëdha që i kanoset ekonomisë së vendit, pasi frenon më tej kreditimin. Sipas të dhënave të fundit të shoqatës së bankave të Shqipërisë niveli i kredive me probleme nuk shënoi asnjë përmirësim krahasuar me muajin korrik. Huaja e pakthyer në banka në muajin shtator mbeti në të njëjtin nivel prej 21% , ashtu si gushti. Nga  125 miliardë lekë apo 1 miliardë dollarë që është totali i kredive të pakthyera,  70 miliardë lekë janë para të pakthyera nga 35 biznese të mëdha në vend.
Për 7 prej të cilave tashmë kanë nisur procedurat e falimentit nga  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pasi janë debitorë edhe në pagesat e detyrimeve në shtet. Ministria e Ekonomisë i ka dërguar  12 institucioeneve në vend 13 pikat e planit për masat që do të merren në uljen e kredive me probleme, ku brenda  muajit tetor Banka e Shqipërisë duhet të ketë gati një analizë të plotë dhe një plan masash për adresimin dhe trajtimin e 35 kompanive të mëdha që kanë kredi të pakthyera në bankat e vendit, vlera e të cilave ka frenuar kredidhënien.  Banka e Shqipërisë duhet të deklarojë emrat e tyre. Vetëm në muajin shtator të këtij viti sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në ekonomi ra me 6.6 miliardë lekë krahasuar me gushtin e vitit të kaluar.
Pra 35 persona në Shqipëri kanë bllokuar gjithçka në ekonomi, pasi duke mos paguar kreditë e përfituara nga bankat  jo vetëm bllokojnë kredimin e mëtejshëm të bankave ndaj biznesit të mesëm e të vogël, por shterojnë edhe ekonominë sepse mungesa e kreditimit sjellë moszhvillim dhe falimentim të çdo biznesi që ka nevojë për pak frymëmarrje në kredi të vogla. Procesi për falimentimin e këtyre biznesëve problematikë të cilët po pengojnë gjithçka duket se po pengohet nga kryeministri dhe ministri i Financave duke ndërhyrë me forma të ndryshme pranë bankave të nivelit të dytë , edhe duke iu bërë presion për tatimet etj, në mënyrë që të mos çojnë në gjykatë këto 35 kompani, të cilat kanë pronarë të mëdhënjë  që janë  lidhur me politikën e ditës. Mundet politika ti përdorë paratë e tyre, që në thelb janë të publikut, dhe në fund të mos i paguajnë bankave kredinë me pretekstin se “ kemi falimentuar”, ndërkohë që dhjetra milionë euro i kanë investuar nën emra të tjerë që ti ikin sekuestrimit të bankave. Janë borxhlinjë, por kanë plot prona të mëdha të fshehura për ditë të vështira.
Banka e Shqipërisë ka detyrimin ligjor e publik që të jap emrat zyrtarisht se cilat janë kompanitë dhe pronarët e këtyre 35 borxhlinjve të këqinjë që po vërdallosin krejt Shqipërinë. Këta të 35-tët po përdorin dhjetra milionë euro dhe tallen me djersën e njërëzve që bëjnë biznes korrekt dhe ana tjetër nuk paguajnë kreditë qindramilionëshe, pra kanë të nevojë të dalin në publik nga Banka e Shqipërisë. Por ka informacione se një pjesë e tyre kanë kërcënuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko që nëse guxon të jap për median emrat e tyre që janë rrethuar nga 1 miliardë dollarë borxhe të papaguara bankave të nivelit të dytë, atëhere do ta ketë punën pisk. Kjo të paktën përflitet koridoreve të Bankës së Shqipërisë, pasi kur iu kërkon informacion, i cili nuk është sekret as shtetror e as bankar, të përgjigjen se ishte gati lista për ta bërë publike, por Guvernatori Sejko ka frikë se mos i ndodhë gjë nga dy prej borxhlinjëve më problematikë e që nga moria e kredive ata, të dy,kanë filluar të flasin me vete në rrugë e lokale.
U ka ikur “petulla” të thonë edhe në bankat e nivelit të dytë kur u kërkon emrat më problematikë për kreditë qindramilionëshe e që kanë pak ose aspak shpresa se do ti kthejnë duke rënduar edhe depozitat e qytetarëve, të thonë se kemi lajmëruar policinë pasi janë shumë të rrezikshëm. Në raste të tilla jo vetëm që kanë marrë kreditë dhe nuk i kthejnë, porse na dalin edhe “trima” e ndërkohë nuk vepron shteti ligjor që tju sekuestrojë ato biznese që kanë sipas ligjit.
35 veta po çmendin bankat dhe krejt Shqipërinë. Por ka rrezik që ndonjë bankë e nivelit të dytë të falimentoj dhe efekti zinxhir nuk i dihet se ku ndalon.
 
 
Qamil Xhani

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 3 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 4 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 4 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 7 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 6 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.