Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi: Luksokracia RAMA

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ben Blushi dje ka qenë shumë i ashpër me qeverinë e Edi Ramës kur insistoi disa herë të dinte nga zv/ministri i financave se ku kanë shkuar qindra milionë euro borxhe të cilat janë marrë nga qeveria, por nuk janë hedhur në investime publike apo në të mirë të jetesës së popullit. Deputeti i PS-së në një prej seancave më të rëndësishme kur po diskutohej buxheti i Ministrisë së Jashtme kërkoi të dinte, ai dhe publiku, se sa lekë janë marrë borxh saktësisht dhe ku kanë shkuar. Zv/Ministri i Financave, Erjon Luci u mundua t’i ikte përgjigjes. Ose nuk e dinte saktësisht ose donte të merrte përgjigje me sms nga shefat e tij nëse duhej t’i tregonte apo jo deputetit Blushi, që njihet si deputeti socialist i cili kritikon hapur Edi Ramën për mënyrën e qeverisjes. Siç duket e mori dikur përgjigjen nga “lart”. Ja një pjesë e debatit të Blushit me përfaqësuesin zyrtar të Qeverisë:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ben Blushi:"Kjo është arsyeja që ranë nga pushteti këta (nënkupto PD-në), e di pse? Se morën më shumë borxh se ç'mund të paguanim ne. Pse e morëm ne gjithë këtë borxh, vetëm për arsyet e tyre? Por këta ranë nga pushteti, ranë pra se e çuan borxhin mbi 60 %. Atë kohë ne si PS thamë që borxhi të jetë nën 60 %.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Pra ti vjen sot mbas tre vjetësh dhe më thua, jo mo vlla do të kishim marrë dhe pak më shumë se kemi marrë shumë më pak….

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Çfarë po bëni sot në Shqipëri me këtë borxh, paguani rrogat? Po nuk mund të marrim borxh për të paguar rrogat. Po ndërtoni, çfarë? Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? Po në qoftë se ne marrim borxh për pensionet ky shtet ka falimentuar se vetëm kulla dhe shatërvanë po bëni. Merrni borxh për shatërvanë ju? Për fasada, për stadiume, për kulla, për pishina? Këto janë borxhi që po paguajmë ne. Më thoni një metër rrugë se nuk po shoh asnjë metër rrugë prandaj ta përmenda dje atë. Keni marrë borxh për pishina se po bëhet pishinë në Durrës, e di. Me borxh. Po nuk ka vend që merr borxh për të bërë pishinë. Ka shtete që marrin borxh për punë të mëdha, por jo për pishina, as për kulla, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo?  Lluksokraci", ­ tha Blushi.

Kritikat e Ben Blushit kanë ardhur përditë duke e rritur forcën e tyre në raport me qeverisjen , e cila, sipas deputetit nuk po bën asnjë metër rrugë e investime për të punësuar njërëzit, por për salltanete. Ai përmendi një borxh që ka marrë qeveria Rama për t’i bërë pishinë kryetarit të Bashkisë në Durrës Vangjush Dako, i cili njihet si një ndër miqtë me potencialë të kryeministrit Rama. Ka filluar viti i tretë qeverisë së mazhorancës e ndërkohë që baza e PS-së dhe vetë kreu i LSI-së Ilir Meta po kërkojnë për të ndryshuar ministrat e mënyrën e qeverisjes pasi jo vetëm vendi po shkon në krizë totale ekonomike, porse edhe e majta po humbet terren e vota. Nga ana tjetër Edi Rama nuk pranon në asnjë mënyrë të bëjë ndryshime, pasi ministrat po punojnë mirë, siç thotë Kryeministri. Por sado mirë të punojnë sipas tij, në çdo rast ka nevojë për freskime në kabinet. Kokëfortësia e Ramës për të  mos e hapur fare as si bisedë çështjen e ndërrimit të ministrave ka mundësi t’i kushtojë shtrenjtë PS-së në zgjedhjet e vitit 2017. Aq me tepër që edhe LSI, e cila është forcuar shumë në vota, por edhe prej pabesive të PS-së vitin e fundit, po i sillet variantit që të kandidojë e vetme në zgjedhjet e vitit 2017. Dhe nuk i dihet Sovranit të cilit nuk i ke shtruar asnjë metër rrugë të re, siç thotë Blushi, apo faktit që LSI po lëviz shpejt duke reformuar vetveten në raport me kohën, pra  ka mundësi të sjellë turbulencë në oborrin e PS-së. Nuk duhet harruar se Blushi është një potencial dhe intelektual me shumë peshë në publik  dhe nëse krijon forcë të re politike për të shmangur bjerrjen e PS-së nga keqqeverisja e këtyre ministrave do të sjellë tablo të re politike në krahun e majtë. PS-ja mund të humbasë vendin si parti e parë tradicionale dhe të ngjitet LSI, duke e çuar PS-në një pikë para partisë së Blushit, e cila gjithsesi e sigurtë mbetet se do të jetë parti e tretë në të majtën shqiptare.

Ka filluar rrokullima në PS! Edi Rama vetëm mund t'i ndalojë vrullin e rrokullimës, ndërsa për ta ndaluar atë e kanë në dorë vetëm dy veta: Ilir Meta dhe Ben Blushi.

Ose vetëm Edi Rama nëse ndryshon Qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes.

A.    Prulli

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.