Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Blushi:Deputetët kriminelë të Edi Ramës e Sali Berishës

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ben Blushi dje ishte kryelajmi politik. Me një fjalim perlë la në heshtje parlamentin, të dyja kampet politike. PD dhe PS kanë deputetë të inkriminuar. Blushi u bëri një radiografi deputetëve të Ramës dhe Berishës, sa edhe Berisha nuk e kundërshtoi që ishte në sallën e parlamentit. Ai tha atë që nuk e thotë asnjë në parlament: Janë kryetarët e partive që kanë sjellë kriminelët si deputetë. Fjalim i guximshëm, duke ditur se kishte përballë disa deputetë që i kap ligji i dekriminalizimit, të cilët edhe mund të të godasin siç kanë bërë deri tani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prej më shumë se një viti politika është përfshirë ethshëm në debatin për dekriminalizimin. Nisma për hartimin e një ligji u bë fillimisht nga Partia Demokratike. Nën presionin e ndërkombëtarëve, Partia Socialiste u detyrua të fusë në axhendën e saj krijimin e një bazë ligjore që do të mbajë larg Parlamentit dhe politikës personat me precedentë penalë. Pavarësisht se PD-ja e ka marrë përsipër këtë nismë, personat me probleme nuk janë vetëm në kampin e majtë. Të fortët, njerëzit që vijnë direkt nga bota e krimit, ose të sponsorizuar me paratë e krimit në politikë, nuk mungojnë nga të dyja kampet. Në parlament kanë të dyja kampet deputetë të inkriminuar, ndonëse për këtë legjislaturë ka me shumicë PS-ja.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ligji i shumë debatuar pritet të kalojë javën tjetër në seancë. Edhe ditën e djeshme nuk munguan replikat dhe akuzat e forta mes palëve. Partia Demokratike këmbëngul se në ligj duhet futur dhe testi i drogës para betimit si deputet. Ndërsa mazhoranca thotë se ky ligj edhe pse mund të jetë më i ashpri në vendet e Bashkimit Europian, nuk do të sjellë asnjë rezultat nëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Për PD-në janë 19 deputetë të mazhorancës që kanë probleme me ligjin dhe mund të preken nga zbatimit i tij.  Por pavarësisht nëse deri të enjten ligji do të ketë ndryshime apo jo, në fazën e tij aktuale parashikon largimin nga postet publike të një sërë zyrtarëve, ku nuk përfshihen vetëm deputetët, por gjithë zyrtarët e administratës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu ligji parashikon moskandidim dhe moszgjidhje, emërim, apo ushtrim funksioni kushtetues, jo vetëm në politikë apo shërbimin shërbim civil, por edhe në diplomaci, shërbimet inteligjente, polici, ushtri, etj. Rregulli bazë për verifikimin e figurës së zyrtarit është vetëdeklarimi, por nëse deklarohen të dhëna të rreme, atëherë nis procedim penal.

Në rastet kur personi është dënuar apo në proces penal me identitet tjetër, shenjat e gishtërinjve janë kyçi që do bëjë identifikimin e plotë. Kategoria e parë e zyrtarëve që largohen janë ata që janë dënuar më parë me burg për një krim të rëndë. Nëse rezultojnë të dënuar nuk zgjidhen dot përjetë në një post publik në të ardhmen. Nëse vepra është kryer disa vite më parë ata humbasin automatikisht mandatin aktual dhe nuk do të marrin më kurrë mandat.

Ligji i dekriminalizimit largon nga funksionet shtetërore të dënuarit për korrupsion dhe krime zgjedhore. Sipas dokumentit, nëse dikush dënohet nga hyrja në fuqi e tutje, ndalohet për 20 vjet ‎të tjera pas daljes nga burgu. Ndërsa për ata që janë në detyrë sot, afati 20 vjet shtrihet në periudhën para fillimit të detyrës.

Gjithashtu të dënuarit me burgim më shumë se 6 muaj për krim me dashje ndalohen me të njëjtin dënim, largimin nga detyra dhe heqjen e të drejtës për 10 vite në zgjedhjen apo marrjen e detyrave shtetërore.

Një pikë tjetër e ligjit është për personat e dënuar për krime në vendet e tjera, apo që janë dëbuar nga këto vende. Gjithmonë do të merren për bazë vendimet e gjykatave të vendeve të huaja që kanë një sistem drejtësi të konsoliduar. Edhe në këtë rast, largohen nga detyrat që mbajnë menjëherë dhe ndalohen të kandidojnë apo marrin poste për afate 20 deri në 10 vjet.

Për rastet kur ndaj personave të akuzuar nuk ka dënim përfundimtar të formës së prerë apo janë në kërkim ndërkombëtar për 10 vitet e para personat ndalohen të kandidojnë, zgjidhen apo ushtrojnë mandat, apo kur e kanë aktualisht mandatin, e humbasin. Pas kalimit të periudhës fillestare 10-vjeçare, ndalimi që aplikohet për këtë kategori është pezullimi i mandatit gjatë kohës që është nën proces penal.

Një risi e ligjit është që për rastet kur personi është dënuar për krime të rënda, apo krime që kanë të bëjnë me proceset zgjedhore, ligji parashikon që këta persona e humbasin të drejtën e votës për kohën që janë në burg.

Ligji pritet të kalojë në votim, por për zbatimin e tij janë të nevojshme dhe disa ndryshime kushtetuese që mund të bëhen me reformën në drejtësi. Parimisht ligji pastron parlamentin dhe administratën me persona me precedentë penalë. Megjithatë, problemi i dekriminalizimit nuk ka qenë mungesa e ligjeve, por zbatimi i tyre. Më shumë se kaq, problemi janë  vetë partitë që deri më sot kanë zgjedhur njerëz që kanë pasur probleme me ligjin dhe sot i kanë çuar në Kuvend për të bërë ligje.

Këtë gjë e tha bukur dje Ben Blushi. Kush i solli deputetët kriminelë në parlament , pyeti deputeti Blushi. Përgjigja ishte retorike pra që ishin kryetarët e partive ata që i futën kriminelët si deputetë në sallën e parlamentit, Edi Rama dhe Sali Berisha. Këto dy parti kanë deputetë të tillë me CV kriminale e të fortësh.

 Por duhet pranuar se po të mos ishte ambasadori amerikan Lu, që insistoi fort e publikisht, nuk do të iknin deputetët kriminelë. Ndaj Shqipëria duhet t’i jetë mirënjohës Donald Lu, pra SHBA.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 7 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alternativë
Para 9 orësh

Rama ndan foton familjare nga samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, Merz: Dhuna kurrë një alterna...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.