Bota në alarm prej koronavirusit, ndërsa në Shqipëri rrugët plot me njerëz!
Koronavirusi po bën namin. Bota po dridhet nga ky virus aq sa nuk u frikësua edhe në Luftën e Ftohtë kur shtetet i kishin drejtuar njëri-tjetrit raketat bërthamore!
Kjo është një pandemi, deri para një jave ishte epidemi, por tashmë krejt bota rënkon prej këtij virusi vdekjeprurës. Koronavirusi nuk kursen njeri. Në Britaninë e Madhe preku ministren e shendetësisë, po kështu në Gjermani një ministër, bota e futbollit po gjunjëzohet nga ky virus. Presidenti Trump mbylli të gjitha linjat ajrore me Europën. Kryeministri italian po nxjerr ushtrinë në rrugë për të kontrolluar levizjet e njerëzve.
Edhe në Shqipëri u vendos de facto gjendja e emergjencës kombëtare. Por nëse në shtetet e tjera populli nuk dilte në rrugë në mënyrë masive, përveç rasteve të nevojshme, këtu në Tiranë shikon çudi: plot rrugët!
Ua mbylli lokalet qeveria, por prapë njerëzit dalin nëpër qoshe pallatesh duke bërë kafe në grupe me një bombël të vogel gazi ndër duar!
Dilni dhe shikoni sot nëpër Tiranë!
Rrugët plot, liqeni tmerr me njerëz trup më trup, sikur vendimi qeveritar për të mbyllur gjithçka të thoshte DILNI TE LIQENI!
Një analist i njohur tha sot: KY ËSHTË POPULLI! DHE DONI QEVERI MË TË MIRË!?
S.P