Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ca të ikin, ca të vetëvriten

Editorial E shtunë, 10 Prill 2021 15:02
Ca të ikin, ca të vetëvriten
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Frrok Çupi

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

A mund të ikin të gjithë?…

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Ose: A mund të vetëvriten të gjithë? A mund të burgosen të gjithë? A mund të kastrohen të gjithë? A mund të gjobiten të gjithë?…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Këto pyetje po bëhen çështje bazike mes nesh.

Sa shumë pyetje të vijnë në kokë kur hyn në tunelin e shpirtit të pushtetit. Shpirtit?… A ka këtu shpirt?…Sidomos në shpirtin e pushtetit absolutist, i cili i bën të gjitha.

Të gjitha bëhen. Janë përgjigjur burra, mendimtarë, filozofë dhe shkrimtarë të mëdhenj dhe kanë thënë "Po, mundet!"

John Emerich Edward Dalberg-Acton, historian, politikan, dhe shkrimtar anglez, ka shkruar se: "Power tends to corrupt, and absolute power corrupts absolutely" ( Pushteti tenton të korruptojë, dhe  pushteti absolut korrupton absolutisht).

Kjo është njëra anë: Pushteti. Ai bën gjithçka. Ana tjetër ndodhet në "fermën e kafshëve" të George Orwell. Shkruan Orwell:

"Sylesh, besnik, dhe punëtor, janë këto epitetet që i shkojnë për shtat këtyre kafshëve, të cilat bëjnë të mundur që shtypja të vijë jo vetëm nga motivet dhe taktikat e pushtetuesve, por edhe nga naiviteti i të shtypurve. Këta, para se të shkojnë në fermë, thërrasin: "Napoleoni ka gjithmonë të drejtë."

Atëherë çfarë po ndodh mes nesh? E kemi lënë fermën pas, apo jemi prapë në fermë? Kjo është çështja.

Teksa i dëgjoj "teoricienët" që thonë se "ferma është e tejkaluar", më vjen të mendoj se këta që e thonë nuk janë veç të çmendur apo lëpirës. Më vjen të them se këta kënaqen tek shikojnë fermën dhe iu thonë "syleshëve", sipas Orwell, se nuk jeni në fermë, "mos iu bëjnë sytë".

Ja tek i shikoni që pushteti absolutist " i ka korruptuar absolutisht". Pushteti i ri me rrënjë në komunizëm, ka mbërritur në pikën dominante korruptive:

Së pari, i ka vënë të mundurit e djeshëm në pozitën e re të të munduarit. Ka ndryshuar veç ferma. Këta nuk kanë për të paguar energjinë dhe shkojnë në burg. Para dy ditësh një nga të munduarit deklaroi se shkonte në burg vullnetarisht. Ose edhe në burg kryejnë vetëvrasje. Të munduarit duhet të paguajnë faturat e rënda të haraçit për qeverinë, por nuk arrijnë. Atëherë ia japin vetes. Parajsa më e mirë e të munduarve.

Pastaj ndjehen të munduar pse shikojnë që iu ngrihet para syve figura e diktatorit, bunkerët, tribunat, piramida, "lavdia", totemi,  mënyrat. Qeveria e ish- komunistëve kënaqet tek i shikon njerëzit të munduar dhe krijon mijëra mënyra

Së dyti, të munduarve iu është bërë jeta e pamundur në atdheun e tyre. Po ikin në Europë, apo ku t'i çojë rruga. Tragjedia e re europiane e migrimit ka brenda edhe vuajtjen e shqiptarëve. Shqiptarët janë kombi i dytë pas sirianeve në migrim. Po sirianët ikin pse janë në luftë. Shqiptarët ikin se janë në mundim. Të munduarit janë ushqimi më i mirë për regjimet e vjetruara absolutiste. Analistë të mediave perëndimore po shkruajnë se "këta vijnë nga vdekja e shkojnë në vdekje".

Prapë qeveria absolutiste kënaqet, aq më shumë, pse ikin. Po ikin ata që "nuk na duhen". Po vetëvriten ata që "nuk na duhen". Këta nuk votojnë për ne, le të ikin andej ose më tej!- thonë qeveritarët që i kanë rrënjë e dhëmballë në komunizëm. Bij byroistësh, ose bij të mafiozëve komunistë. Këta qeverisin sot dhe këta dinë ta ndajnë hesapin: Ata që duhet të ikin dhe ata që duhet të mos jenë!

Jo. Dikush do të pranohet. Qeveria absolutiste po bie dakord që të strehojë emigrantë sirianë; tu marrë edhe pak bukë të munduarve shqiptarë dhe tua japë të tjerëve. Mirëpo as ata nuk janë të pranuar. Sepse sirianët nuk kanë asnjë të drejtë, ata as votojnë, as protestojnë; janë të mirë për ne. Komunizmi edhe kur ishte herën e parë, ka luajtur me "ata që nuk janë". Shqiptarët ishin në izolim, d.m.th., në fermë (d.m.th., nuk ekzistonin), por edhe të ardhurit nuk ishin. A ishin kinezët?, a ishin mongolët?, a ishin vietnamezët?… Ata as votonin, as rrezikonin pushtetin e komunistëve shqiptarë. Njësoj si sirianët që do të pranohen në Shqipëri.

Të tjerët ikin… Këtu nuk do të ketë më njeri. Ca do të ikin, ca të tjerë nuk do të durojnë më…

Atëherë do të mbeten veç ata që duhet. Këtu do të mbeten ministrat, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, që janë njerëzit më të korruptuar në Glob.  Do të mbeten deputetët, por jo të gjithë; veç ata deputetë që do të dinë të shërbejnë me paratë e korrupsionit dhe me armët e krimit. Të përdorurit u përdorën dhe tani do të hidhen. Këtu në Kuvend nuk ka të munduar, si në fermë, por ka të përdorur. Do të mbeten trafikantët dhe kriminelët profesionistë..

Do të mbeten edhe disa nga ferma, pra ata që do të duan të jenë syleshë dhe do të votojnë me gjithë zemër!

Ndërsa të tjerët janë planifikuar si të paqenë. O të ikin, o të mos jenë askund.

…. Ja pra që kishte të drejtë edhe Baroni Acton kur tha se "Po, mund të ndodhë!…" që të gjithë "të korruptohen absolutisht".  Mund të ikin të gjithë, mund të vetëvriten, mund të burgosen, mund të kastrohen,… të gjithë. Atëherë qeveria do të jetë mirë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 3 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.