Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Çfarë po ndodh me adoleshentët shqiptarë?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 
 
Prej dy javësh, kronika e zezë ka qenë e tejmbushur me lajme që kanë pasur si protagonistë kryesorë adoleshentë. Në vertetë kjo që bën media, ndonëse lajm mbetet prapë lajm, porse janë turrur drejt kronikës së zezë e sidomos me adoleshentë. Ka realisht një problem jo vetëm  çëshjte kulture  e emancipimi , por edhe brezash. Dje, një vajzë adoleshente dhe i dashuri i saj sajuan një rrëmbim duke i vendosur gjobë 400 mijë euro babait të vajzës, një biznesmen i njohur në fushën e mobiljeve. Vajza u strehua në një hotel dhe i dashuri i saj, së bashku me një shok tjetër, i bënin presion babait për të dorëzuar 400 mijë euro, në të kundërt do të kishte pasoja për jetën e vajzës. Skenari i filmave aksion është bërë me miratimin e vajzës dhe vetëm kur çështja ka nisur të bëhet serioze, pas shoqërimit të të dashurit të saj 18-vjeçar në polici, vajza ka vendosur të kthehet në shtëpi duke kërkuar faljen e prindërve.
Por historia e motrave Kajtazi është më emblematikja e krimeve të adoleshentëve. Orialda dhe Klevisa Kajtazi, 18 dhe 14 vjeçe mbajtën në ankth për dy javë opinionin publik me historinë e tyre. Pasi ‘helmuan’ prindërit dhe motrën e madhe me ilaç gjumi, vodhën të gjitha kursimet e familjes dhe dogjën shtëpinë, dy motrat u larguan për disa javë nga banesa në Durrës. Morën një shtëpi me qera në Vlora dhe frekuentonin argëtimet e klubeve verore në qytetin bregdetar. Arsyet që kanë dhënë për largimin janë disa dhe mjaft komplekse, që nga mosmarrëveshjet me prindërit, babai që i kontrollonte dhe nuk u jepte liri sa duhej dhe deri tek trillet e moshës. Sot motra e madhe është në burg, ndërsa më e vogla në një qendër rehabilitimi.
Ndërkaq, seria e krimeve të adoleshentëve vijon edhe me raste më flagrante. Në komunikatat e policisë, mosha mesatare e të arrestuarve për krime ordinere nuk i kalon 21 vjeç. Ndërsa histori përdhunimesh dhe vjedhjesh, jo gjithmonë nga ana e policisë janë bërë të ditura për opinionin publik. Dhe fakti që ato fshihen nga opinioni nuk e zgjidh problemin, përkundrazi ndonjëherë e bën edhe më alarmant atë.
Të gjitha historitë e kësaj vere janë një shenjë alarmi për shoqërinë. Çfarë po ndodh me adoleshentët dhe brezin e ri? Një nivel i tillë krimesh, jo vetëm nga meshkujt adoleshentë, por së fundmi edhe nga femrat, duhet të kishte vënë në lëvizje në fakt institucionet dhe shoqërinë. Shteti duhet të shkundet, shoqeria civile të debatojë për këtë problem të madh social, pasi brezi i adoloshentëve të sotëm , nesër , do të jetë që do marrë fatet e shoqërisë në dorë.
Themi institucionet, sepse shkaqet kryesore të këtyre krimeve duhen kërkuar tek shkolla dhe sistemi arsimor. Shumica e personave të përfshirë në histori të tilla janë gjimnazistë. Kultura që marrin në bankat e shkollës, fryma që transmetohet nga mësuesit dhe shokët duket se çon në fenomene të tilla. Shkolla e ditëve të sotme është kthyer në një institucion që jep nota për lëndët dhe diploma, por nuk nxjerr qytetarë. Nuk krijon dhe as nuk mbush modelin e adoleshentit të sukesshëm, por duket se favorizon fëmijët që në gjimnaz sillen si “cuba”, pa kulturë dhe moral dhe që më pas, do të jenë kriminelët e ardhshëm. Por shkolla vitet e fundit ka edhe një strukturë të re që quhet “Punonjës Socialë”, apo “Psikologë”. Ku në shumicën e shkollave duket se kjo strukturë është formale dhe nuk merret realisht me problemet e adoleshentëve. Profesioni i Punonjësit Social po shihet më tepër si një vend pune dhe jo si një sektor që mund të ndihmojë realisht të rinjtë. Dihet se adoleshenca ka problemet e veta dhe të rinjtë duan kujdes në këtë moshë. Dhe pikërisht, kjo është puna e shkollës, që nga bankat të nxjerrë njerëz normalë e qytetarë dhe jo kriminelë të ardhshëm.
Ndërsa opinioni sot habitet me ngjarje si ajo e motrave Kajtazi apo gjoba 400 mijë euro e vajzës për babain, duhet të kuptojë se është edhe vetë faji i shoqërisë. Kemi krijuar një kulturë që adhuron kriminelët. Shoqëria dhe media po krijon “yje” shoëbizz-i njerëz që në jetë nuk kanë punuar asnjë ditë. Apo që nuk kanë asnjë gram shkollë e kulture, porse vetëm se kanë gjoks apo bythë të bukura bëhen “yje”.  Apo që dalin në televizione, me videoklipe, me makina super të shtrenjta, bëjnë jetë luksi pa pasur asnjë të ardhur të ndershme dhe më e keqja, që nuk kanë asnjë talent. Media po u servir të rinjve idhuj të rrejshëm dhe të rinjtë po e shohin jetën si një film apo një videoklip. Nga ana tjetër është politika (sepse në Shqipëri çdo gjë është politikë) e cila ka dhënë modelet më të gabuara për të rinjtë. Politika po u mëson të rinjve se të jesh servil i shefit dhe t’i lëpihesh kryetarit, mund të bësh karrierë. Politika po i mëson të rinjtë se pas asnjë kontribut në shoqëri, madje edhe  sikur shkollën ta keni marrë me lekë, dhe po u rreshtove në partinë e duhur, një ditë mund të bëhesh edhe drejtor apo edhe më lart. E në fund, politika po justifikon dhe krimin. Të rinjve po u jepet mesazhi se nëse je pa shkollë, një ditë bëhesh shef se ke babain e fortë apo me lekë, por nëse je më “i zoti”, nëse je trafikant droge, tutor prostitutash, madje edhe vrasës, mund të bësh edhe deputet. Pasi sheh të gjithë këto, një adoleshent e ka vështirë të kuptojë se duhet të punojë në mënyrë të ndershme. Dhe shoqëria jonë mesa duket, këto modele po u jep atyre, ato më të gabuarat. 

Problem kryesor i këtij fenomeni është dhe familja. 24 vitet e fundit kanë sjellë ndryshime rrënjësore në familje. Emigracioni, problemet ekonomike, divorcet dhe gjithë drama e shoqërisë në këto vite ka lënë gjurmë në familjen shqiptare duke e transformuar ata. Familja shqiptar, si institucion, është në krizë dhe kjo krizë sigurisht që shfaqet në hallkën më të dobët, fëmijët dhe adoleshentët. 

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20
E fundit dhe jo pak të rëndësishme mbeten rrjetet sociale, pra një botë virtuale, dhe ku shikojnë, lexojnë duke mos kuptuar se shumë gjëra janë mashtrim e nuk fitohet jeta duke ndejtur gjithë ditën ne Facebook apo në rrjete sociale duke shkruar apo duke sharë në pseudonime pa patur kurajon të jenë kurajoz e punëtor në jetë. Kemi hyrë në një botë ku teknologjia ka evoluar kaq shumë sa duhet me shumë shkollë e kulturë t’i përshtatesh kësaj bote gjithnjë në zhvillim
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 4 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 5 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 5 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 5 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 8 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 7 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 4 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.