Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 08:55 Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026 Dashi Hëna do të jetë në shenjën tuaj, duke sjellë mundësi të shkëlqyera. Pranojeni këtë periudhë tranzicioni ku ndoshta keni një rol më pak…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Cili politikan mbron “Bankers Petrolium”?

Editorial E diel, 18 Prill 2021 18:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
 

Kompania fiton 216 milionë dollarë dhe nuk paguan taksa!Kanë heshtur ish-kryeministrat Nano, Berisha dhe tani edhe Rama!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Skandalet me shpërdorimin e pasurive nëntokësore dhe katastrofat ekologjike në Patoz-Marinëz po pasojnë njëra-tjetrën. Pak ditë pasi pusi i gazit shpërtheu në Marinëz, siç duket nga mungesa e kushteve të sigurisë dhe teknologjia e përdorur nga kompania naftë nxjerrëse “Bankers Petrolium”, të tjera detaje dalin në dritë. Kompania që operon prej disa vitesh në nxjerrjen e naftës në Shqipëri, jo vetëm ka marrë nga Qeveria të drejtën për të shfrytëzuar gjithë zonën naftëmbajtëse, por nuk paguan as taksa. Një raporti i publikuar dje nga “Vizion Plus”, vë në dukje se për vitin 2014  “Bankers Petrolium” nuk ka derdhur asnjë lekë në formën e tatimit mbi fitimin në buxhetin e shtetit. Dokumenti që tregon të ardhurat e kompanisë për vitin e kaluar vë në dukje se kjo komani ka fituar 216 milionë dollarë nga aktiviteti në Shqipëri. Por nga kjo shifër marramendëse kompania nuk ka derdhur në buxhetin e shtetit asnjë detyrim. Edhe pse në vitin 2014 Qeveria “Rama” rishikoi procedurat e taksave për kompanitë e hidrokarbureve, “Bankers Petrolium”, ka shpëtuar nga kjo klauzolë. Arsyeja lidhet me marrëveshjen koncensionare që ka bërë më qeverinë  para vitit 2013. Saktësisht në vitin 2004 kontrata e firmosur mes qeverisë shqiptare dhe Bankers Petrolium e përjashton këtë të fundit nga çdo lloj takse. Llogaritet se humbjet nga kjo taksë për buxhetin e shtetit shkojnë milionë dollarë në vit.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Llogaritë nuk dalin

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Bankers Petrolium” është kompania që fiton më shumë se çdo biznes tjetër në Shqipëri dhe çuditërisht nuk paguan tatim-fitimi. Kjo situatë paradoksale vijon e pandryshuar prej vitesh nën sytë e gjithë administratës tatimore, ministrave dhe vetë kabinetit qeveritar. Sipas marrëveshjes së firmosur mes “Bankers Petrolium” dhe qeverisë shqiptare lehtësirat në taksa për këtë kompani lidhen me investimet që ato kryejnë. Ligjet e miratuara nga qeveritë shqiptare parashikojnë faljen e taksave për këto kompani me qëllim nxitjen e investimeve. Që do të thotë se paratë që nuk derdhën në arkën e shtetit nga këto kompani investohen në infrastrukturë për nxjerrjen e naftës, krijimin e impianteve, apo investime në infrastrukturë në zonat ku punojnë. Më pas, nëse fitimi i tyre tejkalon investimet paguhet dhe taksa. Çfarë ka ndodhur në rastin e “Bankes Petrolium”? Në raportin vjetor  kompania deklaron e se nuk i ka tejkaluar të ardhurat. Konkretisht nga 216 milionë dollarë të fituara në vitin 2014,sipas saj 60 milionë dollarë janë shpenzime transporti, 22 milion dollarë shkojnë për paga dhe 95 milionë shkojnë për operacionet e kërkimeve. Pra, raporti vjetor i kompanisë është kopsitur në mënyrë të tillë që asnjë qindarkë të mos teprojë për shtetin shqiptar. Shpenzimet e deklaruara nga Bankers, e cila është një kompani e madhe dhe serioze, gjithsesi nuk justifikojnë gjithçka. Shumat e deklaruara janë po aq sa shpenzon gjithë shteti shqiptar për administratën. Kur kjo bie në sy me një llogari të thjeshtë, si ka mundësi që institucionet që monitorojnë tregun nuk kanë bërë asnjë vërejtje tek Ministria e Energjetikës dhe Industrisë. Në këtë rast, natyrshëm lind pyetja, çfarë interesi ka shteti ynë të firmos dhe të mbaj të pandryshuar një marrëveshje të tillë, që nuk i jep asnjë të ardhur? Apo luajnë interesa të tjera nën dorë? Kjo histori ka vazhduar që në kohën e kryeministrit Fatos Nano, më pas Sali Berisha veproi si Nano dhe sot Edi Rama bën si Nano-Berisha.

Një koncesion i rrezikshëm

Përveç mungesës së taksave, aktiviteti i nxjerrjes së naftës në zonën Patos-Marinës është kthyer në një biznes me pasoja katastofike për banorët e zonës. Një fshat i tërë rrezikoi të shfarosej si pasojë e shpërthimit të një pusi. Arsyeja e shpërthimit, sipas dyshimeve të para, lidhet me teknologjinë e përdorur. Kompania ka kryer shpërthime dhe injektime të ujit për të nxjerrë naftën, në zona të banuara. Një teknologji e tillë, nëse është përdorur, aplikohet vetëm në zona të pabanuara, në shkretëtirë, ose në det. Por kjo nuk është shkelja e vetme. Prej datës 27 shkurt kompania nuk duhet të ushtronte më aktivitetin në këtë zonë, pasi Ministria e Mjedisit ja ka ndaluar për shkak të impaktit që kishin punimet në ambient.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast. Pavarësisht se çfarë do të nxjerrë hetimi, problemi është më i madh sesa një shpërthimi i një pusi. Prej vitit 2009 banorët e zonës janë ankuar për shkatërrimin e banesave. Deri pak kohë më parë thuhej se shkatërrimi i banesave vinte si pasojë e tërmeteve! Tashmë kësaj historie, pas së cilës fshihej kompania dhe institucioneve, i doli uji i zi. Është koha që institucionet që monitorojnë tregun, Ministria e Energjetikës dhe vet Qeveria duhet t’i japë një zgjidhje. Situata nuk është vetëm abuzive për shkak se shfrytëzohet një pasuri kombëtare pa asnjë fitim nga shteti ynë, por më shumë se kaq ; ajo është e rrezikshme për banorët.

Një biznes që shfrytëzon pa limit pasuritë nëntokësore të vendit, nuk paguan taksat dhe në fund rrezikon dhe katastrofa për banorët e ambientin është më shumë sesa një rast abuziv. Këtu pyetja nuk bëhet më se çfarë nuk funksionon në administratën shtetërore. Pyetja është e natyrshme: kush politikan apo qeveritar përfiton në këtë rast? Ose më saktë: Përfitimin e kanë marrë Nano, Berisha apo edhe Rama ? Nuk ka shpjegim tjetër kur shikojmë këto shifra fitimi, shkatërrim të mjedisit dhe rrezik jete për banorët ,por asnjë nuk reagon ashpër, ndërkohë që një debitor energjie e penalizojnë ose për ndonjë fukara që lidh dritat për pak dritë në shtëpinë e tij afër puseve të “Bankers Petrolium” në Marinzë e futin në burg.

Ç’ironi therëse !

 
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026
Para 1 minute

Njihuni me horoskopi për ditën e sotme, 23 tetor 2026

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!
Para 2 minutash

Kryeministri Rama zgjat “kulaçin” dhe ngre “kërbaçin”!

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave
Para 1 ore

Parisi zgjat shtetrrethimin, Marseja dhe Lioni ndalojnë protestat pas trazirave

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti
Para 1 ore

Poloni: Mijëra protestojnë për më shumë të drejta aborti

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 11 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 12 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.