Deklaratë urgjente e shefit të OBSH: Virusi rrezikon edhe të rinjtë

Kreu i Organizatës Botërore të Shendetsisë (OBSH) ka dalë sot në konferencë urgjente ku ka kërkuar të rinjve që të ruhen nga koronavirusi pasi ai nuk kursen asnjeri. Pavarësisht, tha ai, se kap me shumë dhe më rrezikshëm të moshuarit, por ai nuk fal as të rinjtë.

Hera e parë që kreu i OBSH e thotë kaq prerë këtë pohim. Ai foli edhe për masat e tjera që po merr OBSH, por sot i mëshoi fort të rinjve, të cilët në gjithë botën nuk e marrin seriozisht frikën ndaj koronavirusit.

E pakta shtoi ai se do t’ju mbajë disa javë në gjëndje të keqe dhe në rastin me keq edhe vdekje prej koronavirusit, edhe për të rinjtë. Këtë e tha sot shefi i OBSH.

SHKARKO APP