Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deputeto-terroristët

Editorial E diel, 18 Prill 2021 19:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Parlamentet e vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian, këto ditë i kanë nisur punimet e tyre me një minutë heshtje për viktimat e terrorizmit në Paris. Temë e debatit publik në vendet europiane dhe rrotull nesh, përjashtuar Kosovën, janë masat që duhen marrë kundër kërcënimeve terroriste dhe si duhet të reagojnë institucionet përballë një rreziku që tashmë është global dhe jo më rajonal. Tashmë Europa duket si në prag lufte. Të mos harrojmë se dy luftërat kanë filluar në Europë dhe kanë pushtuar krejt botën. Këtë rradhë po ia servirin luftën e tretë botërore, Europës. Në Itali u mblodh senati për çështjen e terrorizmit. Në Serbi, Këshilli i Mbrojtjes dhe Komiteti Parlamentar i Sigurisë është mbledhur disa herë gjatë katër ditëve të fundit dhe ka dhënë rekomandime për forcat e sigurisë. Vende shumë më të zhvilluara se ne, po shohin edhe një herë planet e sigurisë, po shtojnë numrin e forcave, po blejnë teknologji të fundit dhe po diskutojnë për politika të reja kombëtare sigurie. E gjithë politika europiane po flet e po merr masa për tu përballur me terrorizmin. Pozita dhe opozita në Europë janë përbashkuar në këto ditë të tmerrshme frike e paniku. Në Shqipëri, ndodh e kundërta. Pas një shoë mediatik që politikanët bënë të shtunën e kaluar me mesazhe ngushëlluese në rrjetet sociale, e enjtja e djeshme ka qenë një ditë sharjesh dhe shpifjesh pozitë-opozitë. Një seancë e paparë terrori. Si gjithmonë, akuzuesi më i madh është ish-kryeministri Sali Berisha. Vetëm se në seancën e djeshme, tonet e denoncimeve ishin më të larta. Akuzoi qeverinë si ‘organizatë kriminale’. Ministrin e Brendshëm të përfshirë direkt në trafik droge. Madje, sipas Berishës, trafikun e drogës nuk e bën më me kushërinjtë e tij me makinë, por në listë futi dhe të atin, pronar i një farmacie modeste në Tiranë. Akuzë kjo që duket absurde, por që dje u tha me zë të lartë nga ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike. Më pas, në shënjestër të akuzave ishte dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili për Berishën është mik i njërit prej të kërkuarve për trafikun e sasive të mëdha të kokainës. Jashtë sulmeve nuk ka mbetur as kryeministri Edi Rama. Për Berishën, kryeministri Rama është njeriu që urdhëroi lirimin e Arben Frrokut, person i cili akuzohet nga Prokuroria për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Po sipas Berishës, Frroku nuk ndodhet në Kubë, por fshihet me dijeninë e policisë në Tiranë. Ndërsa kulmi i akuzave arriti me Vangjush Dakon. Sipas Berishës, kreu i Bashkisë së Durrësit është marrë peng një javë më parë nga një emër i njohur për drejtësinë, Emiljano Shullazi. Pas ish-kryeministrit, seria e akuzave u vazhdua nga kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka; sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka. Përgjigjia e ministrave socialistë nuk ishte  më e butë nga akuzat e Berishës. I kujtuan pazaret e djalit në Gërdec dhe përfitimet e kompanisë së vajzës kur Berisha ishte në pushtet. Deklarata që më shumë ngjajnë si përsëritje në çdo seancë, pasi kanë më shumë se tre vjet që mund t’i kishin verifikuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Këto ishin një pjesë e akuzave të hedhura jo në kafenetë e Tiranës, por në vendin që duhet të jetë më seriozi, Parlamenti i Shqipërisë. Po dje, teksa Berisha dhe PD-ja akuzonin në Parlament një alarm për bombë, fatmirësisht fals, ngriu për pak minuta kryeqytetin. Të dhënat e organizatave ndërkombëtare flasin për rreth 100 shqiptarë që luftojnë me grupet terroriste në Siri. Në Kosovë janë ndaluar këto ditë tentativa të shqiptarëve për t’iu bashkuar terroristëve në Siri. Vetëm politikanët shqiptarë duket sikur jetojnë në një ishull larg botës dhe zhvillimeve të fundit kërcënuese për sigurinë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Fatmirësisht nuk ka pasur ngjarje terroriste, por në këtë situatë, ta kthesh Parlamentin në një vend ku shpërthejnë akuza si ato të djeshmet, duket se kemi të bëjmë  me terrorizmin politik. Sado i rëndë të duket ky etiketim, të akuzosh qeverinë si një “organizatë kriminale”, të akuzosh ministrin e Brendshëm se merret personalisht dhe familjarisht me shpërndarje droge, apo se banditët në Vlorë hynë në komisariat dhe morën drogën e sekuestruar, kjo ka të njëjtin efekt si terrorizmi.  Por nëse qeveria vepron kështu siç thotë opozita edhe kjo është terroriste për një komb që don proges dhe mirëqënie sociale. Por këto ditë nuk është as vendi e as koha të merresh me sulme politike.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Terrorizmi ka armën më të fortë panikun dhe ajo që ndodh në parlament, me akuza të paverifikuara, nuk mbjell asgjë më shumë sesa panik tek qytetarët. Sepse politikanë të këtij vendi u thonë qytetarëve që shteti është njëlloj si kriminelët, madje se nuk kemi fare shtet. Akuzat janë pjesë e politikës, por kur ato arrijnë në këto nivele dhe për më tepër pa asnjë fakt, nuk kemi të bëjmë me politikanë, por me ekstremistë që hedhin çdo të enjte “bomba” në Parlament.

Nuk janë më pak se terroristët e vertetë edhe këta “terroristët “ e parlamentit shqiptar.

Qamil Xhani  

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

2 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 4 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

3 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 2 orësh

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.