Deutsche Welle: Opozita pro BE kërkon largimin e Edi Ramës për hapjen e negociatave

Radio shtetërore gjermane Deutsche Welle ka raportuar në versionin e saj anglisht protestën e mbajtur dje nga opozita në Tiranë. Në lajmin e DW vihet theksi se protesta ka si qëllim largimin e kryeministrit Edi Rama që Shqipëria të mund të hapë negociatat me BE.

“Presioni për largimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili akuzohet për blerje të votave dhe lidhje me organizatat kriminale, sa vjen e rritet dita-ditës. Mijëra protestues dolën në rrugë të hënën dhe kërkuan largimin e Edi Rama, ndërsa turmat thërrisnin “Shqipëria si gjithë Europa” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, raporton DW.

Raportimi i plotë i Deutsche Welle:

Demonstruesit pro Bashkimit Evropian duan të largojnë kryeministrin e Shqipërisë. Udhëheqësit e opozitës deklarojnë se vendi mund të dështojë sërish në hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE nëse ai qëndron në detyrë.

Presioni për largimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili akuzohet për blerje të votave dhe lidhje me organizatat kriminale, sa vjen e rritet dita-ditës. Mijëra protestues dolën në rrugë të hënën dhe kërkuan largimin e Edi Rama, ndërsa turmat thërrisnin “Shqipëria si gjithë Europa” për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Partitë e opozitës kanë vijuar me protesta të vazhdueshme në muajt e fundit, duke akuzuar qeverinë socialiste për lidhje me krimin e organizuar dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.. Ata thonë se pranimi i vendit në BE do të bllokohet nëse Edi Rama nuk largohet.

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, u tha protestuesve se opozita “do të ndjekë çdo rrugë” me qëllim që të rrëzojë kryeministrin Edi Rama.

“Shqiptarët duan ndryshime të vërteta tani, ndryshimin përfundimtar, e ne do të ndjekim çdo rrugë dhe do të përdorim çdo mjet për të rrëzuar Ramën nga pushteti”, tha udhëheqësi i Partisë Demokratike Lulzim Basha për protestuesit në shesh. “Nëse ai nuk largohet, nuk do të ketë integrim në BE, sundim të ligjit apo drejtësi”.

Protesta e së hënës ishte paqësore. Në tubimet e mëparshme ka pasur edhe përleshje e dhunshme të protestuesve me policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe bomba molotov.

Rama, i cili fitoi një mandat të dytë në 2017, ka hedhur poshtë pretendimet e demokratëve për rezultatit të zgjedhjeve. Vendet anëtare të BE do të vendosin në tetor të këtij viti nëse do të nisin bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi Komisioni Europian dha rekomandimin për hyrjen e tyre në BE.

Përktheu: Lindita Kokoli

Linku i Lajmit në anglisht: Protesters in Albania again demand Prime Minister Rama quit

SHKARKO APP